Flash

"Jo do të thotë jo"/ Gjermania forcon ligjin për ngacmimet seksuale

Lapsi.al 7 July 2016
"Jo do të thotë jo"/ Gjermania forcon ligjin për

Deri më tani ligji gjerman e konsideronte një akuzë si vepër penale me motiv seksual vetëm nëse gruaja viktimë mbrohej kundër përdhunuesit. Kjo ka për të ndryshuar tani përfundimisht. 

Tek Christina Clemm gjithmonë vijnë klientë, për të cilët ajo e di, se nuk kanë asnjë shans për t'i fituar proceset gjyqësore: Femra, të cilat ngacmohen në metro, raste kur burrat u fusin duart nën bluzë e i prekin në gjoks apo u fërkohen nga pas. Apo ato që i ofrojnë divanin një të njohuri pas një feste, sepse ka ikur edhe metroja e fundit. Mëngjesin tjetër, një grua ende e rënduar nga pija zgjohet nga ngacmimet që bën i njohuri në trupin e saj, rrëfen avokatja. Megjithë protestën e përsëritur ai "e fut gishtin në vaginë". Procesi gjyqësor u mbyll: Gruaja, sipas gjykatësve nuk kishte bërë rezistencë.

Prona më e mbrojtur se e drejta seksuale për të vendosur

Kjo sepse në Gjermani vlen, vetëm nëse një viktimë mbrohet, dhe personi kërcënon apo ushtron dhunë, atëherë akti seksual - nga ana juridike- konsiderohet përdhunim. Nëse femra lutet apo qan, sipas ligjit të deritanishëm, nuk mjafton për të dënuar autorin e veprës.Pra ngacmimet në gjoks apo në të pasmet mund të bëhen pa pasur frikën e ndëshkimit ligjor. Për këto femra kjo përvojë është "shumë e rëndë", thotë Clemm.

Eva Högl

Një aktiviste për të drejtat e gruas, Kristina Lunz thotë se kuadri ligjor aktual gjerman është "mesjetar", shpesh femrat në rate të tilla janë të shokuara, kanë frikë nga dhuna, e mendojnë se kundërpërgjigja mund të sjellë pasoja edhe më të këqija. Lunz është e zhgënjyer, sepse Gjermania ka kohë që ka nënshkruar Konventën e Stambollit, në bazë të së cilës, të gjitha kontaktet seksuale jo në ujdi të dyanshme janë të dënueshme. Por këtë konventë Gjermania nuk e ka ratifikuar akoma.

Kölni - pika e kthesës

Ministria e Drejtësisë në Berlin përgatiti që vitin e shkuar një projektligj, por për shumë deputetë kjo ishte më shumë bezdi, thotë deputetja socialdemokrate, Eva Högl. Pas ngjarjeve në Natën e Vitit të Ri në Köln, ku grupe djemsh afrikanoveriorë, ngacmuan seksualisht e vodhën shumë vajzat, nuk pati më kundërshtime për reformimin e ligjit, që u bë pjesë e debatit publik, krahas debatit për fenë, prejardhjen dhe racizmin. Pas diskutimesh të gjata, projektligji kalon për miratim të enjten (07.07) në Bundestag.

Aktivistja Kristina Lunz

Deputetja Högl është krenare për këtë ndryshim themeltar të kodit penal për ngacmimin seksual e përdhunimin. Sidomos po të kujtojmë se në Gjermani deri në vitet 90-të përdhunimi në martesë nuk konsiderohej vepër penale. Kështu refuzimi verbal "Jo do të thotë Jo", mjafton dhe kush e injoron "vullnetin e shprehur qartë" të viktimës mund të llogarisë me deri në 5 vjet heqje lirie. Në këtë ndryshim parashikohen si vepra penale edhe ngacmimet e sulmet seksuale në grup, një pasojë direkte e ngjarjeve të Kölnit. Në ndryshimet ligjore parashikohet edhe lidhja e veprës penale me të drejtën e qëndrimit për të huajt. Kush dënohet për vepra penale me motiv seksual, mund të dëbohet më lehtë në vendin e origjinës.

Organizatat që merren me trajtimin e viktimave si "ëeißer Ring" -Unaza e Bardhë apo "Shoqata e Juristëve Gjermanë" e përshëndesin këtë reformë. Avokatja Dagmar Freudenberg bën fjalë për një "ndryshim paradigme" në kodin penal të dhunës seksuale, por ka dyshime nëse vërtet mund të kenë më shumë dënime. "Shpesh kjo varet edhe nga qëndrimi i të prekurave, të cilat shpesh i druhen procesit gjyqësor."/dw/

 

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

91.49

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI