Flash

Seks, drogë dhe korrupsion në policinë spanjolle

Lapsi.al 4 July 2016
Seks, drogë dhe korrupsion në policinë spanjolle

Një skandal ka tronditur policinë spanjolle. Uniformat blu në Palma de Majorka akuzohen për një seri shkeljesh që kanë detyruar Prokurorinë Antikorrupsion të nisë një hetim që ka çuar në qeli 6 agjentë.

“Seks, drogë dhe korrupsion në policinë lokale të Palmës”, është titulli i gazetës “El Pais”, që flet edhe për gjobëvënie dhe favorizim të disa biznesmenëve.

Hetimi i prokurorëve ka vënë në dukje raste të ushtrimit të dhunës ndaj prostitutave, bashkëpunim me banda grabitësish, shitje të drogës së sekuestruar, si dhe përfitim të pijeve alkoolike dhe favoreve seksuale në këmbim të informacioneve për aksionet e policisë ndaj bandave. Gjithashtu, nuk kanë munguar edhe kërcënimet ndaj kujt ka dashur të denonconte shkeljet e agjentëve.

Hetimet, të cilat zgjasin prej 3 vjetësh, kanë arritur deri tek politikanët lokalë, të cilët kanë mbyllur sytë përpara shkeljeve të policisë. Mes tyre rezulton edhe kryetari i Partisë Popullore të Palmës, Jose Maria Rodriguez. /TCh/

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.49

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI