Flash

Muaji horror/ ISIS vrau 800 persona në atentate gjatë Ramazanit

Lapsi.al 4 July 2016
Muaji horror/ ISIS vrau 800 persona në atentate gjatë Ramazanit

Thirrja u bë në fund të muajit maj, disa javë para fillimit të Ramazanit: Grupi militant Shteti Islamik (ISIS) porositi mbështetësit e tij ta bënin muajin e shenjtë “me leje të Zotit, një muaj të dhimbjes për të gjithë jobesimtarët kudo që ndodhen”.

Kjo thirrje ka shndërruar ato që janë dashur të jenë katër javë të paqes dhe të bamirësisë në gjakderdhje të mëdha, nga Florida e Shteteve të Bashkuara deri në Filipine, duke lënë më shumë se 800 të vrarë nga duart e militantëve të ISIS’it në mbarë globin, raporton The Daily Mail.

Ekstremistët kanë vrarë njerëz teksa ata po kalonin kohën me miqtë e tyre në një kafene në Bangladesh, kanë ekzekutuar familje siriane që janë përpjekur të ikin nga regjimi i tyre i dhunshëm dhe kanë vrarë një polic me thikë në Francë.

Në katër javët e para, pothuajse 30 njerëz në ditë janë vrarë nga dora e një ekstremisti të ISIS’it, përfshirë shumë fëmijë – dhe shumica e tyre myslimanë si ta, por paqësorë, që nuk pajtohen me mendësinë e tyre të gabuar. /Express

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.49

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI