Flash

Kush gënjen me sherrin Rama- Meta?

Lapsi.al 4 July 2016
Kush gënjen me sherrin Rama- Meta?

Në këtë fillim të nxehtë vere, Edi Rama dhe Ilir Meta janë bërë si Rikja , Çiljeta, Enca apo Françeska. Ashtu si vajzat e showbizit kanë kapluar faqet e mediave me kotësitë e lajmeve që prodhojnë në plazhe, po ashtu dhe liderët e koalicionit të majtë, po konkurojnë për të kapur titujt kryesorë me një konflikt që nuk i vlen askujt.

Dikush raporton një “sherr” të ashpër në mbledhjen e qeverisë, sipas të cilit ministrat Ahmetaj dhe Haxhinasto qenkëshin zënë keq për ndarjen e fondeve.  

Një tjetër flet për fshikullimin që LSI, i paska bërë ministrisë së rendit për sigurinë.

Një i tretë tregon për mosmarveshjet për qeverisjen e Tiranës.

Për të mos përmendur këtu konfliktin e pafundëm nën rrogoz, me gjuajtje poshtë brezit dhe thika pas shpine, që po zhvillohet për reformën në drejtësi.

Këtij pazëlli që shfaq publikisht vetëm pjesëzat e veta, i shtohet edhe një thashethemnajë koridoresh politike, sipas së cilës, Rama dhe Meta janë shumë keq me njëri - tjetrin. Se “i trashi” qenkësh betuar ta shkatërrojë atë “zdapin” e gjatë dhe se ky i fundit përditë e më shumë bindet se nuk ka rrugë tjetër veçse ta kalbë në burg rivalin e përhershëm brenda së majtës.

Pa dyshim, askush nuk e mohon se Rama dhe Meta, momentalisht, janë keq me njëri tjetrin. Kjo kuptohet, jo vetëm nga deklaratat politike të mëkëmbësve të tyre, por edhe nga humori që përcjellin gazetarët që paguajnë respektivisht.

Por, ndryshe nga sa duket në raportimin sipërfaqsor të lajmeve, ky nuk është një konflikt se kush e do reformën në drejtësi, sigurinë e Rinasit, mirëqeverisjen e kryeqytetit apo se kush është i interesuar për fondet e rrugëve.

Në këtë histori nuk ka një përballje mes mbrojtësve të interesit publik dhe kundërshtarëve të tij.

Më tepër, përplasja Rama - Meta i ngjan asaj të dy banditëve që kanë vjedhur një bankë dhe më pas zihen se si do të ndajnë mes tyre thasët e grabitur.

Fatkeqësisht, nëse ata mbeten të kënaqur me ndarjen, asgjë nuk do të ndryshojë.

Ata mund të bien dakord për zgjedhje të parakohshme, për të çuar Metën president, për të dështuar reformën në dakordësi e për plot gjëra të tjera.

Ata do ta vazhdojnë të qëndrojnë bashkë, për sa kohë që zhvatja që i bëjnë të gjithë shqiptarëve do ti kënaqë orekset e tyre gargantyeske.

Ndaj ky konflikt nuk i intereson askujt, përpos PD-së e cila tridhet përditë e më shumë, duke pritur si të vetmen shpresë, rikthimin e Ilirit.

Por, kjo nuk ka të bëjë aspak me “kuriozitetin” e njerzve të zakonshëm, që ndjekin serialin e pafundëm të sherreve të përsëritura. Ata tani më e dinë se ashtu sikurse Çiljeta apo Enca i përdorin mediat për të shitur më mirë hitet e tyre edhe Rama me Metën i ushqejnë ato me lajme, thjeshtë për të shantazhuar njëri –tjetrin. Sepse ata nuk po zihen. Ata po përpiqen të na vjedhin neve më shumë. (Lapsi.al)

Të këshilluara

Pse vazhdoj të qesh me Zhejin

Kam vendosur të qesh me Artur Zhejin. Kam vendosur të qesh me këtë “koleg” që iu rikthye profesionit të gazetarit t&eu...

11:54

Europa dhe Shqipëria pas Brexit

Sikur të ndjekim historinë, mund të themi pa frikë se britanikët kanë qenë evropianët më inteligjentë. Ata ...

11:45

Fryma e keqe e "artistit" Rama

Prej dy ditësh, një intervistë e kryeministrit Rama dhënë Klan Kosovës (20 Qershor) ka ofenduar një ekip njerëzish kriju...

12:05

Ankthi që vramë në Lion…

Nëse ka një epitet që i shkon më shumë trajektores ende të pambaruar të Shqipërisë në këtë europian,...

23:45

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI