Flash

Refuzuan të marrin mësim noti, dy vajzave myslimane u mohohet pasaporta zvicerane

Lapsi.al 27 June 2016
Refuzuan të marrin mësim noti, dy vajzave myslimane u mohohet

Refuzimi, në baza religjioze për të marrë pjesë në mësimin e notit u ka kushtuar dy vajzave nga Bazeli me pasaportën zvicerane. Në të vërtetë dy motrave, besimtare myslimane, 12 dhe 14 vjeçare, nxënëse në një shkollë të qytetit u është hedhur poshtë kërkesa për natyralizim për faktin se nuk marrin pjesë në mësimin e notit dhe nuk duan të shkojnë në kampet që i organizon shkolla. Vendimin kundër dhënies së shtetësisë këtyre dy vajzave e ka marrë asambleja e qytetarëve me shumicë votash, transmeton albinfo.ch.

Kryetari i komisionit për natyralizime, Stephan Wehrle ka thënë me këtë rast se “kushdo që nuk e përmbush një detyrim shkollor shkel rendin juridik kështu që nuk mund të natyralizohet”. Ndonëse ky vendim është precedent, Wehrle është i sigurt se bëhet fjalë për një vendim të bazuar dhe se nuk do të ketë problem me ligjin. Për këtë ai thotë se ka mbështetje në vendimin e paradokohshëm të Gjykatës Federale, i cili e shpallte pjesëmarrjen në mësimin e notit në shkollë si pjesë të detyrimit shkollor. Duke e ditur këtë, madje, familja e dy vajzave ka hequr dorë nga ankesa.

 

Dy vajzat, përveç refuzimit të mësimit të notit, refuzojnë edhe t`u japin dorën mësuesve, ngjashëm me dy vëllezërit myslimanë (sirianë) nga Basellandi, çështja e të cilëve ishte bërë e njohur në opinion para pak muajve. Por, dhënia e dorës nuk është detyrim shkollor, ka thënë Wehrle, kështu që, vetëm ajo, nuk do të kishte për pasojë mosdhënien e pasaportës.

 

Të këshilluara

Bye-bye Britain: Po tani?

Britania e Madhe vendosi të dalë nga Bashkimi Evropian, por ndarja do të jetë e gjatë. Disa thonë madje se ndarja do të jet&e...

21:00

Komenti i DW: Katastrofë!

E pabesueshmja ndodhi: shumica e britanikëve duan të largohen nga BE-ja. Por BE-ja tani duhet të tregohet e matur dhe të mos mendojë p&...

20:57

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

93.85

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI