Flash

10 gjëra që ndoshta nuk i dini mbi Kim Jong Un, diktatorin më të egër në planet

Lapsi.al 21 June 2016
10 gjëra që ndoshta nuk i dini mbi Kim Jong Un, diktatorin më

Në mënyrë ciklike, lajmet e kronikës – pak a shumë dramatike – rikthejnë në mënyrë prepotente Korenë e Veriut dhe udhëheqësin e saj, Kim Jong-un. Megjithatë, Mbretëria e Shokut që Shkëlqen është edhe sot e kësaj dite, misteri më i madh i lindjes

Dimë që qeveriset prej dinastisë Kim, në një lloj monarkie absolute të llojit komunist, që shumë pak lëshime u bën vendeve të tjerë, sa u përket shkëmbimeve. Eshtë e vështirë të hysh, dhe akoma më e vështirë të dalësh. Pëlqen të ekspozojë ushtrinë e vet, gjatë paradave me koreografi të pabesueshme njerëzore, të projektuara për të trembur. Dimë që populli i saj jeton në mjerim dhe në iluzionin që, pjesa tjetër e botës është një vend edhe më i shëmtuar. Po tjetër? Ja 10 gjëra që ndoshta nuk i dinit për Korenë e Veriut.

1. Ndalohet të kalosh kufirin koreano-verior me armë, substanca eksituese, celularë dhe publikime të çfarëdolloji. Prej shkurtit të 2015, vizitorët e huaj mund të përdorin lidhjen 3G.

2. Korea e Veriut ka internetin e saj. Quhet Kvangmiong dhe është një rrjet i izoluar, i palidhur me internetin botëror. Lejon të dërgohen emaile, të vizitohen faqet e regjimit, të lexohen lajmet (edhe ato të kontrolluara) dhe të hyhet në një bibliotekë elektronike.

Ka shumë burgje, e madje edhe kampe përqëndrimi, si famëkeqi Hvasong (ose Kampi 16), për ekzistencën e të cilit u mësua vetëm në vitin 2009, dhe ku mendohet se ndodhen 20 mijë të burgosur politikë. Sipas burimeve ndërkombëtare, të burgosurit në Korenë e Veriut mendohet të jenë, në total, 200 mijë, në një popullsi prej 25 milionë banorësh. Ai që ka zbuluar kushtet çnjerëzore në të cilat jetojnë ka qenë libri “Arrati nga kampi 14”, i Shin Dong-hiuk, i vetmi person që ia ka dalë të arratiset nga një burg koreano-verior.

4. Ka një prej ushtrive më të mëdha të botës: me afro 1.2 milionë ushtarë (dhe mbi 8 milionë rezervistë), nga të cilët 180 mijë anëtarë të zgjedhur. Eshtë një numër i pabesueshëm, afro 49 ushtarë për njëmijë banorë, pa llogaritur rezervistët. Në SHBA janë 5 ushtarë për një mijë banorë. Pjesa më e madhe e stërvitjes së tyre bazohet në pushtimin hipotetik të Koresë së Veriut, ku janë gjetur 4 tunele të fshehtë në gjendje të mundësojnë zhvendosjen e 30 mijë ushtarëve në një orë. Sipas burimeve amerikane, duhet të jenë edhe 20 tunele të tjerë.

5. Edhe familja e udhëheqësit të dashur ka një dele të zezë. Eshtë i riu Kim Jong Nam, djali i madh i Kim Jong dhe vëllai i komandantit aktual, Kim Jong Un. Në vitin 2001 u arrestua në një aeroport japonez, me një pasaportë të rremë: ishte larguar nga shtëpia për të shkuar në … Disneyland.

6. Eshtë shumë e vështirë të vësh poshtë propagandën e censurës së Koresë së Veriut. Megjithatë, sipas Nju Jork Tajms, shpesh herë nga KOrea e Jugut vijnë dvd që u tregojnë “kushërinjve” se si jetohet vërtetë përtej kufijve të tyre.

7. Paga mesatare e një punëtori është midis 1.5 dhe 2 Euro në muaj. Në Kinë është midis 190 dhe 250 Euro.

8. Vetëm ushtarakët dhe zyrtarët e qeverisë mund të kenë makina. Këto kufizime kanë shkaktuar lindjen e një sistemi ilegal taksish, që menaxhohen nga vetë ushtarakët dhe anëtarët e partisë në qeverisje.

9. Kim Jong Un ka 32 rezidenca dhe … 20 stacione: ka frikë të fluturojë dhe lëviz vetëm me tren (ka 6 të tillë, me suita, salla mbledhjesh, televizorë lcd dhe vaska aragostash).

10. E cuditshme, por e vërtetë: në një vend ku pothuajse gjithcka është e ndaluar, mund të tymosësh lirisht marijuanë. Por ka nga ata që kanë përfunduar në burg, se janë përpjekur ta dredhin me letrën e gazetës ku ndodhej fotografia e udhëheqësit Kim./Focus-Bota.al

 

Të këshilluara

Kriza/ Ku po shkon Maqedonia?

Maqedonia moderne, një nga kombet më të vogla dhe më të reja në botë, ka rastisur të jetë e vendosur në qendr&...

09:23

A ekziston dreqi dhe ferri?

Satanai nuk është vetëm simboli i të keqes dhe origjinë e tundimeve, por konsiderohet edhe një lloj princi pagan.   ...

14:40

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

93.85

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI