Flash

Braktiset Trump, drejtuesi i fushatës jep dorëheqjen

Lapsi.al 20 June 2016
Braktiset Trump, drejtuesi i fushatës jep dorëheqjen

Një nga shtyllat më të forta në rrugëtimin presidencial të Donald Trump, pikërisht menaxheri i fushatës së tij Corey Lewandowski ka dhënë dorëheqjen.

 

Largimi i Leëandoëski vjen në një moment kyç të fushatës së republikanit që me shumë gjasë do të jetë kandidatura zyrtare e këtij kampi.

 

Nëse Trump fiton në konventën e 18 korrikut, ai do të ketë një sfidë më të madhe, pikërisht përballjen me kandidatin zyrtar të demokratëve, ku të gjitha premisat tregojnë se rivalja e tij politike është Hillary Clinton.

 

Por menaxheri i fushatës së Trump ka patur marrëdhënie të tensionuara me të tjerë bashkëpunëtorë të fushatës, po ashtu të njëjtën marrëdhënie ka reflektuar edhe me zyrtarë të lartë në komitetin kombëtar republikan.

 

Arsye tjetër e largimit të tij sipas burimeve të brendshme partiake, është se fushata e miliarderit amerikan tani do të marrë një drejtim tjetër. Ka kohë tha burimi në kushte anonimati për “New York Times”, se ndryshimet e reja janë fokusuar në nevojat e një fushate të përgjithshme zgjedhore dhe do të jetë një kthesë e madhe nga gjithçka që Donald Trump ka ofruar deri tani.

 

Tani fushata do të fokusohet në bashkimin e partisë dhe franksioneve kundër Trump, duke përfshirë këtu punësimin e anëtarëve të rinj dhe një stafi më të madh për t’ju  përshtatur  nevojave për garën që parashikohet e ashpër kundër Hillary Clinton./tch

Të këshilluara

Kriza/ Ku po shkon Maqedonia?

Maqedonia moderne, një nga kombet më të vogla dhe më të reja në botë, ka rastisur të jetë e vendosur në qendr&...

09:23

A ekziston dreqi dhe ferri?

Satanai nuk është vetëm simboli i të keqes dhe origjinë e tundimeve, por konsiderohet edhe një lloj princi pagan.   ...

14:40

Microsoft blen LinkedIn

Microsoft është lider në fushën e teknologjisë në shumë sektorë, por kur flitet për rrjetet sociale, kompania e ...

14:34

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

91.49

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI