Flash

Shqipëria e vitit 1961/ Fotot e gazetarit gjerman të pabotuara më parë

Lapsi.al 5 June 2016
Shqipëria e vitit 1961/ Fotot e gazetarit gjerman të pabotuara më

Gazetari gjermano-perëndimor Hari Ham (Harry Hamm, 1922-1979) ka lindur në Amsterdam. Ai shërbeu me forcat gjermane në Luftën e Dytë Botërore dhe u zu rob lufte në Bashkimin Sovjetik (1945-1949). Pas kthimit të tij në Gjermani studioi për shkencat politike në Frankfurt dhe në Monpëlie (Montpellier) dhe punoi gazetar për gazetat e njohura Die Welt dhe Frankfurter Allgemeine Zeitung.

Në gusht të vitit 1961 Hami mori një vizë të rrallë për të vizituar Shqipërinë, pikërisht në një kohë rrëmuje të madhe politike. Aty përjetoi ndarjen politike të Shqipërisë me Bashkimin Sovjetik dhe fillimin e aleancës së re me Kinën revolucionare. Fotografitë e këtij koleksioni janë marrë nga libri i tij i mirë-informuar Rebellen Gegen Moskau: Albanien – Pekings Brückenkopf in Europa (Kryengritës kundër Moskës: Shqipëria – kryeura e Pekinit në Evropë), Këln 1961./mapo/

 

 

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI