Flash

Nuk shkohet në europian me shpatën e Skënderbeut

Lapsi.al 31 May 2016
Nuk shkohet në europian me shpatën e Skënderbeut

Afrimi i europianit po rrezikon ti vërë futbollistët shqiptarë të kombëtares nën të njëjtin presion si para ndeshjes së Beogradit. Në vend që të marrin mbi supe rolin e sportistit profesionist, atyre riskon ti vishet me zor manteli i heroit që lufton për nderin e kombit.

Kjo përshtypje të krijohej teksa lexoje në të gjitha mediat vizitën e programuar të lojtarëve të kombëtares në muzeun e arteve të Vienës.

“Gati për betejë, kombëtrja tek armët e Skënderbeut në Vienë” shkruante një e përditshme. “Kombëtarja frymëzohet nga armët e Skënderbeut në Vienë” vazhdonte një tjetër.

Po sipas kësaj logjike ishte organizuar edhe ceremonia për lojtarët e skuadrës sonë. Përpara se të bënin selfie dhe të pozonin me shpatën dhe përkrenaren e heroit kombëtar, në fjalimet e rastit atyre iu tha se në Francë duhet të përpiqeshin të ishin heroj të popullit të tyre ashtu sikurse Skënderbeu. Edhe në njoftimin e shpërndarë nga FSHF nuk mungonin fjalët luftë, betejë, heroj.

Natyrisht që nuk ka asnjë gjë të keqe që futbollistët të shkëputen për disa orë nga izolimi i grumbullimit të hotelit ku janë vendosur. Nuk përbën asnjë mëkat që ata të njohin historinë e kombit fanellën e të cilit mbajnë veshur.

Shpesh edhe vende shumë më të mëdhej dhe më kozmopolitë se Shqipëria i kërkojnë atletëve të tyre të jenë të lidhur me traditën e vendit prej nga vijnë, të dinë përmendësh himnin kombëtar, të nderojnë flamurin dhe stemën e përbashkët.

Madje ka teori që predikojnë se kjo rendje ndaj simboleve identitare, forcon bashkëpunimin, ndërlidhjen e një grupi aq shumë të domosdoshme në evenimente si ky, se ajo në fund të fundit, shërben për të forcuar ndjenjën e përkatësisë.

Por deri këtu.

Ajo që ndodhi të hënën me skuadrën tonë kombëtare e tejkoalonte edhe këtë mendësi. Ajo shkonte përtej.

Sepse futbollistëve të kuq iu kërkua të merrnin mbi supe më shumë sesa munden, sepse ata u vunë papritmas në obligimin për të luajtur bashkë me ndeshjet e grupit edhe rolin e herojve kombëtarë. Atyre iu kërkua ta vënë në vend nderin e tij me betejë edhe me luftë.

Në këtë kuptim kjo situatë sureale të sjell në mendje atmosferën para ndeshjes së Beogradit, kur të njëjtëve djem u kërkohej të luanin rolin e ushtarëve të UÇK-së, të hakmerreshin për baballarët e vrarë, për nënat e mbetura pa djem, për motrat e përdhunuara nga shkiet.

Dhe i gjithë ky presion e pati rrezultatin e vet. Si një nga njerzit që ka qenë dëshmitar i natës nervëshkatërruese të Beogradit e mbaj mend tensionin e lojtarëve tanë. Më kujtohen edhe deklaratat e tyre, pasi droni i Ballist Morinës zbarkoi mbi stadiumin e Beogradit: Ne mbrojtëm flamurin kombëtar, ne mbrojtëm simbolet tona, ne nuk mund ta linim Isën dhe Ismail Qemalin në duar të serbëve.

Trysnia e mjedisit dhe kënga e mjerë e patriotëve që himnizonin flamurin më të bukur në botë, i detyroi shumë prej tyre, që atje në zemër të Serbisë, të silleshin si heroj dhe jo si futbollistë.

Dhe një ngjarje e tillë mund të na kishte kushtuar shtrenjtë.

Fati ynë në Beograd ishte se u gjendëm përballë një kundërshtari shumë më të verbër dhe të helmuar nga ethet nacionaliste sesa ne.

Prandaj ata u ndëshkuan dhe ne vazhduam drejt Francës.

Por fati nuk mund të jetë bujar për të dytën herë.

Prandaj futbollistët tanë duhet ta harojnë se do të shkojnë në “Euro 2016” si trashigimtarë të Skënderbeut.

Lë të shkojnë thjeshtë si djem të talentuar dhe si profesionistë të arrirë. Kaq i mjafton për ti ngritur në këmbë ata mijra bashkëkombas që tanimë kanë prerë biletat për të qenë në Lens, Marsejë dhe Lion.

Kaq i mjafton për të qenë modele të tyre. Pa pasur nevojë të jenë as heroj dhe as luftëtarë.

Çdo pretendim i tepërt, çdo trysni e pavend e nxitur nga patriotizmi folklorik, do ti bënte dëm atyre.

Në radhë të parë do ti nxirrte nga misioni i vet.

Do ti vendoste në një presion pa shkak.

Dhe mund të prodhonte atë që nuk e do askush: që në fund të qershorit herojtë e adhuruar ti mëshironim si dështakë.

(Lapsi.al)

 

 

 

Të këshilluara

Pse hesht Rama kur flet Blushi

Mund të ketë shumë pikëpyetje sot për të ardhmen politike të Ben Blushit, por një gjë është e sigurt&e...

06:58

Rama, një memec përballë Blushit

Ndoshta askush nuk e ka parë këto tre vite të jetës parlamentare, Edi Ramën, më keq sesa kur Blushi i përplasi në fytyr&...

13:48

Dyshimet për përgjimet e Tahirit

Paraqitja në komisionin e sigurisë e Drejtorit të Përgjithshëm të policisë së shtetit dhe më pas ajo e shefit t&eum...

13:08

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI