Flash

Misteri i fotos horror të bërë në Shqipërinë e vitit 1940

Lapsi.al 31 May 2016
Misteri i fotos horror të bërë në Shqipërinë e

Kjo fotografi që mendohet se është bërë në Shqipëri në vitin 1940, duket si një pjesë e marrë nga ndonjë film bardhezi me horror. Në të dallohet një fëmijë me një shpatë lodër në dorë, që ndodhet mbi një varr, që mban një kryq mbi të. Në varreza dallohen dhe disa kryqe të tjera, çka bën të kuptohet se bëhet fjalë për një varrezë të krishterësh në Shqipëri. Por cili është misteri i kësaj fotoje?

Çapajev Gjokutaj që e ka publikuar në Fb, shkruan: Foto e bërë në vitin e largët 1940 në varrezat e Bogës. Vras mëndjen pse më josh kjo fotografi. Imazhi i varrezave ngjall gjithnjë emocion: vdekje, dhimbje, mall… Gurë varri dhe kryqe, përkohësi dhe përjetësi… Në këtë foto kuptime të tilla mbeten në periferi. Në plan të parë del fëmija. Jetim? Tek varri i nënës? Varfëri… Kryqi në dorën e tij dhe lodrat në duart e fëmijëve sot… Kush ishte dhe ku është, në se është? Nga vijmë e ku shkojmë?… Ndruaj se, po të ishte bërë me teknikat e sotme dhe me ngjyra, nuk do të më ngashënjente kaq shumë. Mbingopje nga fotografia e celularëve? Epërsi e teknikave të vjetra? Apo ligështim nga rrjedhja pa mëshirë e kohës?… /lapsi.al/

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI