Flash

Trump sulmon Obamën: Injorant në çështjet botërore

Lapsi.al 27 May 2016
Trump sulmon Obamën: Injorant në çështjet botërore

Kandidati presidencial në Shtetet e Bashkuara, Donald Trump, i cili konsiderohet se tashmë e ka arritur numrin e nevojshëm të delegatëve për ta fituar nominimin e Partisë Republikane, tha se presidenti Barack Obama, ka bërë punë të keqe.

“Ai është person i cili ka bërë punë shumë të keqe”, tha Donald Trump mbrëmë vonë, gjatë fushatës në Dakotën Veriore, dhe ka shtuar se Obama “nuk di asgjë për biznes”.

Këto komente ishin përgjigje ndaj deklaratës së presidentit Obama se liderët ndërkombëtarë kanë arsye të mirë që “të tronditen” nga kandidati republikan për presidenti amerikan, Donald Trump.

“Shumë propozime që ai i ka bërë tregojnë injorancë të çështjeve botërore ose qasje irituese”, tha dje Obama në Japoni.

Trump tha se nëse ato vende janë “të tronditura në mënyrë miqësore, kjo është gjë e mirë, nuk është gjë e keqe”, shkruan REL.

Donald Trump, biznesmen tejet i pasur, tashmë i ka fituar më se 1, 237 delegatë, sa kërkohen për ta fituar nominimin në konventën kombëtare të Partisë Republikane në muajin korrik

Të këshilluara

Sfera që kushton 1 milion euro

Për projektin "Avogadro" janë shpenzuar rreth dy milionë euro mbi dy sfera silikoni që tani vlejnë shumë më tep&...

13:54

ide

Populli dhe banda me uniformë

Një grup pesë-gjashtë burrash, ndonjëherë më shumë, i afrohen një personi. Ai është i paarmatosur, zakonisht i...

12:12 Neritan Sejamini

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.29

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI