Flash

Letra e katolikëve kundër divorcit në vitet ‘30: Shka Zoti ka bashkue, njeri s’mundet me e nda!

Lapsi.al 25 May 2016
Letra e katolikëve kundër divorcit në vitet ‘30: Shka Zoti

Përmes një letre drejtuar Ahmet Zogut, kleri katolik në vitet ‘30 shprehet kundër divorcit. Ishte koha kur në Shqipëri po miratohej Kodi civil. Në grupin e klerikëve që nënshkruan këtë kërkesë drejtuar Ahmet Zogut është edhe At Gjergj Fishta.

Në letër jepen argumentet, me të cilat katolikët kërkojnë të mos ligjërohej divorci. Katolikët shprehin një pikëvështrim të ndryshëm me myslimanët për këtë çështje.

Dokumenti i marrë nga Arkiva e Shtetit jep detaje interesante rreth këtij debati.

Në dokument ndër të tjera theksohet:

“Ne të nënshkruemit Argjipeshkvi, Ipeshkvi, meshtarë e populli katolik, po marrim guximin me ju dalë para me ket shkresë, për me ju lypun sa më përvujtnisht, nji nder qe e kena fort për zemër. Në kodin e ri civil qe shpejt do të shpallet për rregullimin e shtetit shqiptar, kena pa se asht përba një ligje, në të cillën në do rasa, të caktueme epet dorë që të shkatërrohet kunora e martesës së seicillit nënshtetas shqiptar,  o me fjalë të tjera epet leja me u ba DIVORZIO.

Shkelqësi! Na jeni fort të sigurt se përpiluesat e kësaj ligje, sikurse në ligje të tjera edhe në ktë, kanë pasë si qëllim, të mirën e përparimin e popullit shqiptar e jo të keqen e kujt.

Ndoshta për vllaznit tanë muhamedanë, ligja në fjalë e përmirëson gjendjen e familjes tuj i pakue shkaqet e të ndarit të kunorës. Por për ne katolikët sikurse e dini shkelqësia e juej, puna nuk ecë kso doret.

Për ne kunora e martesës porse sa asht një kontratë civile, asht edhe një sakramend… Për ne Krishti ka thanë: shka Zoti ka bashkue, njeri s’mundet me e nda…”/ 27.al

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI