Flash

Kurdi besnik i Erdogan, njihuni me kryeministrin e ri të Turqisë

Lapsi.al 19 May 2016
Kurdi besnik i Erdogan, njihuni me kryeministrin e ri të Turqisë

Prej disa ditësh emri i tij qarkullonte së bashku me dy të tjerë për postin e kryeministrit të Turqisë.

Duket se Binali Yildirim do të jetë kryeministri i ri i Turqisë.

Emri i tij përflitej bashkë me atë të Bekir Bozdag, ministër i Drejtësisë, dhe Berat Albayrak, ministër i Energjisë dhe dhendri i Erdogan.

Yildirim do të jetë kandidati zyrtar dhe i vetëm i AKP për postin e kryeministrit, vendim që do të merret në Kongresin e jashtëzakonshëm të kësaj partie, pas dorëheqjes së Ahmet Davutoglu.

Kështu ka lajmëruar vetë AKP mëngjesin e sotëm me një deklaratë për shtyp.

Kryeministri i ardhshëm, Yildirim, është një besnik i presidentit Erdogan dhe ka qenë gjithmonë në krah të tij. Që prej viteve ’90 Yildirim ka qenë ndër figurat më të besuara të AKP dhe Erdogan.

61-vjeçari rrjedh nga një familje kurde dhe është ndër themeluesit e partisë AKP. Ka qenë ministër në katër qeveri radhazi dhe kishte sfiduar Davutoglun edhe në 2014 për postin e kryeministrit.

Ka realizuar një sërë veprash të rëndësishme në Turqi pasi prej kohësh është ministër i Transporteve, dhe e kanë cilësuar “njeriu i projekteve”.

Në 2004 u akuzua për një incident me një tren ku humbën jetën 41 persona, por nuk e dha dorëheqjen dhe çështja u mbyll disa vite më vonë.

Zgjedhja e tij si kandidat erdhi pas një konsultimi partiak, por me rekomandim të Erdogan.

Ai do të paraqitet në Kongresin e së djelës i kandidati i vetëm në garë dhe votimi është thjesht formal.

Ai do të ketë si detyrë formimin e një qeverie të re, nën bekimin e Erdogan, padyshim.

Deklarata e parë e Yildirim pas zyrtarizimit të kandidaturës ka qenë në lidhje me terrorizmin.

“Kombi ynë duhet të jetë i qetë, do të fshijë problemin e terrorizmit nga axhenda e Turqisë”, tha ai para se të deklaronte se do të bëjë një vizitë në Diyarbakir, atë që cilësohet si kryeqyteti i kurdëve. Një gjest simbolik dhe politik, duke parë prejardhjen e tij dhe problemet e shumtë në kohët e fundit të Turqisë me kurdët./tema

 

Të këshilluara

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

93.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI