Flash

BBC nxjerr raportin tronditës/ “Superbakteret” që do vrasin një njeri çdo 3 sekonda

Lapsi.al 19 May 2016
BBC nxjerr raportin tronditës/ “Superbakteret” që do

Superviruset do të vrasin një njeri çdo tre sekonda, nëse bota nuk reagon tani. Kështu thuhet në një raport shumë të rëndësishëm dhe me ndikim, raporton BBC. Raporti thekson se bota mund të rikthehet në kohërat e errëta të Mesjetës nëse nuk investohen miliarda dollarë që tani.

Në raport thuhet se duhet një revolucion për mënyrën se si përdoren antibiotikët. Raporti ka marrë reagime të ndryshme, madje disa thonë se nuk është i fortë sa duhet. Lufta ndaj infeksioneve që po u rezistojnë ilaçeve është një betejë që bota po e humbet me shpejtësi, thuhet në raport.

Sipas raportit, kjo betejë është po kaq e rëndësishme sa lufta ndaj terrorizmit. Problemi është se bota jo vetëm nuk po krijon antibiotikë të rinj, por po shpërdorojmë edhe ato që kemi.

Që kur nisi hartimi i raportit, më shumë se 1 milionë njerëz kanë humbur jetën nga infeksionet me superbaktere. Nëse vazhdon ky ritëm, në vitin 2050 do vdesin më shumë se 10 milionë njerëz në vit nga superbakteret. Kostot financiare për ekonomitë do të shkojnë në 100 trilion dollarë në mesin e shekullit. /mapo/

Të këshilluara

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

93.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI