Flash

Dyshimet për përgjimet e Tahirit

Lapsi.al 18 May 2016
Dyshimet për përgjimet e Tahirit

Paraqitja në komisionin e sigurisë e Drejtorit të Përgjithshëm të policisë së shtetit dhe më pas ajo e shefit të tij politik, vetëm sa kanë shtuar dyshimet se në këtë vend mund të ketë pasur përgjime të paligjshme.

Edhe Çako edhe Tahiri u paraqitën përballë deputetëve duke u betuar për zbatimin e ligjit, për respektimin e kërkesave të prokurorisë dhe siguruan se policia nuk ka asnjë pajisje përgjuese, nuk disponon dhe nuk ka përdorur kurrë një aparaturë të tillë (Lexo poshtë Lajme Lapsi.al).

Por, bashkë me këtë përbetim, vija e njëjtë e sjelljes e dy krerëve të uniformave blu ishte e përcaktuar më pare: Ajo linte të kuptohej, pa pohime direkte por me nëntekste, që ka një pasisje që është përdorur për trajnim dhe që është sjellë nga partnerët e huaj.

Dakord, le të marrim këtë version që është shumë më lehtësues dhe më i pranueshëm moralisht në sytë e publikut.

Por nëse çështja është aq e thjeshtë, ashtu sikurse u munduan ta reduktojnë Tahiri dhe Çako, ata nuk do të përdornin gjuhën e drunjtë plot ngërç me të cilën folën në komision.

Ata nuk do të fshiheshin pas përgjigjeve, “e di dogana si ka hyrë”, “e dinë italianët si e kanë sjellë”, “e di prokuroria se pse po heton”.

Ata do të përgjigjeshin thjeshtë dhe nuk do të binin në kontradiktën: ku Çako bënte sikur nuk kishte djeni fare për paisjen dhe Tahiri thoshte se ajo ekziston, por është e parrezikshme.

E gjithë mënyra se si ata u paraqitën në komisionin e sigurisë vetëm sa i ka shtuar dyshimet.

Mbi të gjitha këto dyshime i ka bërë edhe më të dukshme moria e pyetjeve të deputetëve të opozitës që mbetën të pasqaruara. Sepse Tahiri dhe Çako nuk shpjeguan dot se:  

A ka hyrë ligjshëm kjo pajisje në Shqipëri?

A ka hyrë me regjim të përkohëshëm apo të përhershëm?

A është e regjistruar në institucionet shqiptare?

Pse policia nuk e ka deklarauar dhe regjistruar?

A bëjnë qitje policët me armë të paregjistruara sepse njësoj është edhe sikur të trajnohen me pajisje përgjimi të paregjistruara?

Ç’duhet ky trajnim policisë kur përgjimet i bën prokuroria dhe jo policia?

Çfarë trajnimi është bërë me të?

Pse u vendos fillimisht në Vlorë dhe ku është tani? 

A është përdorur për lokalizim personash të kërkuar dhe a është kapur njeri me anë të saj?

Pse është penguar prokuroria ta marrë në administrim paisjen?

E gjitha kjo mori pyetjesh të mbetura pa përgjigje dhe mënyra se si drejtuesit e uniformave blu reaguan ndaj tyre, vetëm sa e kanë shtuar mjegullën.

Natyrisht ne ende nuk kemi sot provën se me pajisjen e shumëpërfolur janë kryer përgjimet.

Ne nuk e dimë nëse Berisha thotë të vërtetën, kur flet për 375 zyrtarë shqiptarë që janë vëzhguar në mënyrë të paligjshme.

Ne nuk mund të vëmë dorën në zjarr se këtu kemi të bëjmë me një skandal shtetëror që do të dërgojë dikë pas hekurave.

Por, mënyra e paraqitjes së krerëve të policisë sot, hamendjeve të cilave ata iu dredhuan, gjysëm përgjigjet që dhanë dhe sqarimet që shmangën, i rrisini ndjeshëm dyshimet se kemi të bëjmë me një histori jo shumë të pastër.

Lidhur me të ministria e Rendit e ka humbur këtë të mërkurë debatin publik. Tani asaj i mbetet vetëm të shpëtojë ligjërisht. /Lapsi.al/

Të këshilluara

Ambasadorët qesharakë

Trokitja brutale në dyert e partive i ka bërë dy ambasadorët kryesorë të perëndimit pre të kritikave për arroganc&e...

06:58

Koço iku, rroftë Koço!

Në pamje të parë vendimi i Gjykatës Kushtetuese, për të larguar nga parlamenti deputetin e Jugut, Koço Kokëdhima ë...

14:39

Pse PD-në nuk e dëgjon askush?

Lulzim Basha ka përsëritur të enjten në emisionin “Opinion” një qëndrim ekstremisht të fortë të partis&...

11:36

Si po ringjallet e shkuara otomane?

Jo Shqipëria, por Turqia hapi konsullatë në Prizren. Ndonëse në Kosovë 1,08 për qind e banorëve deklarohen si turq, disa...

10:46

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI