Flash

PS-LSI, sherri i shtirur për kriminelët e tyre

Lapsi.al 14 May 2016
PS-LSI, sherri i shtirur për kriminelët e tyre

Partia Socialiste dhe LSI janë ngërthyer në një sherrnajë fallco lidhur me përkatësinë partiake të kriminelëve të zbuluar së fundi. Të gjitha bateritë e propogandës së tyre janë vënë në punë për ti faturuar njëri - tjetrit personazhet që këtej e tutje do të jenë subjekte të drejtësisë.

Kështu, pas disa akuzave, ish deputeti i jugut Koço Kokëdhima, nxitoi të shpallë se klani familjar i “Eskobarit të Ballkanit” i përket LSI-së. Ai deklaroi se ish shefin e transporteve të Sarandës, tashmë në kërkim, e kanë vendosur në punë se njerëzit e Ilir Metës dhe se familjarët e tij i përkasin të gjithë, që nga kryetari i bashkisë së Delvinës e deri tek kordinatorët lokalë, Lëvizjes Socialiste për Integrim.

Zërit publik të Kokëdhimës i shtohen edhe disa zëra periferikë të socialistëve të provincës. Sipas tyre klani i madh i Balilëve që dikur kishin qenë mbështetës të PD-së, ishin të vetmit që me anë të forcës së muskujve dhe pushtetit të parave, bënë të mundur rrënjosjen e Ilir Metës në jug. Nga një parti që më parë nuk i kalonte 150 votat, LSI arriti të bëhet forcë e parë në Delvinë me një rezultat befasues.

Krejt i njëllojtë me socialistët është reagimi i LSI-tëve për skandalin e ndodhur në Dibër. Deputeti i kësaj partie, Përparim Spahiu, jo vetëm e dënoi aktin e kryebashkiakut brekëgrisur të zonës së tij, por ai shkoi edhe më tej. Duke mos u mjaftuar me shkarkimin e Shukriut, ai e vuri gishtin drejtpërdrejt mbi Edi Ramën, jo vetëm duke ia faturuar atij Don Zhuanin nga Dibra, por edhe duke i bërë apel që ti kërkojë falje asaj zone së cilës i imponoi në drejtim atë njeri.

Edhe në këtë rast sinjali që vjen nga LSI-a është i qartë: mëkatari nuk është i yni, por i socialistëve.

Duke parë këtë lojë kukamëshefti, me akuza për njëri –tjetrin, ku në mënyrë të turpshme është përfshirë edhe PD-ja e cila nuk ka më, mesaduket, as guximin dhe as financat që të sulmojë LSI-në, të ngjan sikur në mes dy forcave të majta po zhvillohet beteja e radhës.

Të bindura që pushteti po diskreditohet në mënyrë marramendëse nga prodhimi i ngjarjeve kriminale, të dy partitë e koalicionit po mundohen të bëjnë minimalen: ti’a faturojnë ato njëra -tjetrës.

Por, e gjitha kjo nuk është veçse një iluzion. Një sherr i rremë për ti hedhur hi syve publikut. Një tentativë e kotë për tu fshehur pas gishtit.

Spektakli me akuza të ndërsjellta i dy partive qeverisëse, i ngjan në fakt sherrit banal të dy hajdutëve, që pasi kanë vjedhur një bankë, grinden se kush ka më shumë apo më pak merita, për shkallmimin e kasafortave në saj.

Dhe ashtu si këta banditë që harrojnë për një çast se të dy bashkë kanë vjedhur paratë e njerzve, ashtu edhe PS e LSI anashkalojnë faktin se pavarësisht nga ngjyra, janë ata sëbashku që na i kanë servirur kriminelët në pushtet.

Tashmë ky koalicion është i pandashëm në të keqen që po i bën shqiptarëve, prandaj dhe sherri banal nëse keqbërësi i radhës, qoftë ky vrasës apo gjobaxhi, baron droge apo manjak seksual, pra  beteja nëse ai është i ngjyer me të kuq apo me mavi, nuk ka pikë rëndësie.

Ai mund të kish qenë i vlefshëm në fillim të mandatit.

LSI mund të distancohej nga PS, kur kësaj partie filluan ti kapen deputetët e parë kriminelë.

Rama mund ta kishte fatin të shkëputej nga Meta, atëhere kur publiku e morri vesh se raste si ai i shefes së arsimit të Lushnjes, apo metoda si ato të aferës DIA- ÇEZ nuk ishin episodike.

Por, në të kundërt, dëshira për të vazhduar grabitjen dhe ankthi se mos humbasin pushtetin, i mbajti ata të lidhur në mëkat.

Tani, pas tre vitesh në qeverisje, dhe mbështetjes së krimeve të njëri - tjetrit, ata janë thjeshtë pjesë e së njëjtës bandë.

Prandaj konflikti i shtirur i shpërthyer së fundi: se krimineli i radhës i përket aleatit është i kotë. Ai nuk bind më askënd. (Lapsi.al)

 

Të këshilluara

Ambasadorët qesharakë

Trokitja brutale në dyert e partive i ka bërë dy ambasadorët kryesorë të perëndimit pre të kritikave për arroganc&e...

06:58

Koço iku, rroftë Koço!

Në pamje të parë vendimi i Gjykatës Kushtetuese, për të larguar nga parlamenti deputetin e Jugut, Koço Kokëdhima ë...

14:39

Pse PD-në nuk e dëgjon askush?

Lulzim Basha ka përsëritur të enjten në emisionin “Opinion” një qëndrim ekstremisht të fortë të partis&...

11:36

Si po ringjallet e shkuara otomane?

Jo Shqipëria, por Turqia hapi konsullatë në Prizren. Ndonëse në Kosovë 1,08 për qind e banorëve deklarohen si turq, disa...

10:46

Kullat si autoportret i Ramës

Dy perversionet e komunikimit, thotë filozofi danez Knud Logstrup, janë: më një anë reduktimi i tij në bërje qejfi njëri...

13:24

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet protesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI