Flash

Kujdes Donald Trump!

Lapsi.al 14 May 2016
Kujdes Donald Trump!

Donald Trump është sigurisht kandidati më i pazakontë për president i një nga dy partive të mëdha amerikane. Megjithatë krahasuar me disa kandidatë të tjerë për Shtëpinë e Bardhë Trumpi duket pothuajse normal.

Ti je amerikan, mbi 35 vjeç dhe ke internet si dhe pak kohë? Atëherë edhe ti mund të bëhesh kandidat zyrtar për president. Përkatësia partiake apo përvoja politike nuk janë të nevojshme. Ti duhet vetëm të plotësosh deklaratën online për kandidaturën pranë Komisionit Zgjedhor të SHBA-së, Federal Election Commission (FEC) dhe je drejt rrugës për në Shtëpinë e Bardhë.

1721 vetë e kanë bërë një gjë të tillë deri tani dhe janë regjistruar zyrtarisht pranë FEC. Në këtë mënyrë ata janë kandidatë zyrtarë për postin e presidentit për vitin 2016. Ndërsa disa nga pretenduesit vetëm janë regjistruar dhe nuk kanë ndërmarrë hapa të mëtejshme, disa të tjerë kanë nisur fushatat e tyre elektorale. Ja pesë kandidatë të çuditshme presidenciale, që e lënë në hije kandidatin Donald Trump.

2

Vermin Supreme

Vermin Supreme është një veteran i fushatave elektorale. Shenja e tij dalluese – një çizme në vend të kapelës. Ai ka marrë pjesë tashmë në shumë zgjedhje në SHBA. Premtimi i tij nëse bëhet president: një kalë të vogël për çdo amerikan dhe futjen e detyrimit për të larë dhëmbët që më në fund të fitohet beteja kundër infektimit të mishit të dhëmbëve.

Jeffrey Wagner

Jeffrey Wagner ka gjithashtu përvojë politike. Ai kandidoi në zgjedhjet për kryetar bashkie në Minneapolis, Minnesota. Edhe pse kandidatura e tij për Partinë Demokratike të Punës të Fermerëve – nuk pati sukses, ai ka vënë kandidaturën për postin më të rëndësishëm politikenë botë, sepse disa nga videot e tij të fushatës – si Traini i Dashurisë – u bënë një hit viral në internet.

Banana for President 2016

Fushata Banana for President synon grupin e zgjedhësve, të cilët janë të zhgënjyer nga politikanët tradicionalë. Slogani i fushatës: Askush nuk jep rezultate si një banane.

Princesha Oawlawolwaola

Kush është princesa Oawlawolwaola? Ajo e thotë këtë në mënyrë më origjinale me fjalët e saj: “Një grua që përfaqëson një vend për të cilin jemi të gjithë dhe që bashkon gjithë lumin universal me qëllimet e tij” Dhe cilat janë qëllimet princessës Oawlawolwaola si presidente? “Unë gëzohem që t’ju shërbej ju të gjithëve si një princeshë e vërtetë në karrigen e Presidentit.”

Andrew D. Basiago

Andrew D. Basiago e përshkruan veten si një figurë e njohur e lëvizjes së të vërtetës. Për postin e presidentit amerikan atë e kualifikon sipas fjalëve të veta veprimtaria e tij si një udhëtar në kohë dhe hulumtuesi i Marsit në dy projekte tepër sekrete të SHBA-së në fushën e mbrojtjes, si dhe punën e tij relativisht më e zakonshme si “avokat luftarak”.

Të këshilluara

Cipras, politikani më i varfër në Greqi

Kryeministri grek dhe lider i partisë majtiste qeveritare SYRIZA, Aleksis Cipras, sipas të ardhurave të paraqitura vjetore te autoritetet tatimore është funksio...

08:25

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

93.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI