Flash

Cipras, politikani më i varfër në Greqi

Lapsi.al 13 May 2016
Cipras, politikani më i varfër në Greqi

Kryeministri grek dhe lider i partisë majtiste qeveritare SYRIZA, Aleksis Cipras, sipas të ardhurave të paraqitura vjetore te autoritetet tatimore është funksionari më i varfër në krahasim me kolegët e tij ministra në qeveri, disa nga të cilët kanë të ardhura prej gjysmë milion euro.

Këtë tregojnë pasqyrat tatimore të ministrave dhe politikanëve për vitin 2015, që sot u publikuan në faqen zyrtare të parlamentit grek.

Edhe pse politikanët paraqesin se të ardhurat i kanë nga pagat e deputetëve, disa prej tyre kanë edhe depozita prej mbi gjysmë milion euro dhe llogari bankare në dollarë dhe stërlina.

Cipras ka paraqitur të ardhura me vlerë 69 000 euro, depozita për 7 000 euro, një banesë prej 114 metra katror dhe një motoçikletë prej 652 kubikësh.

Presidenti, Prokolis Pavlopulos ka të ardhura mbi 80 000 euro.

Lideri i partisë opozitare ”Demokracia e Re”, Qiriakos Micotaqis, megjithatë ka paraqitur të ardhura prej 81 600 euro, ka 19 prona të patundshme në Kretë, depozita, aksione dhe një makinë.

Më i pasuri ndër politikanët është lideri i “Agimit të Artë”, Nikos Mihaloliakos, i cili së bashku me bashkëshorten kanë paraqitur të ardhura prej mbi gjysmë milionë euro./ATSH

Të këshilluara

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

93.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI