Flash

Pushtimi i Jugut: Plani i Kim Jong-un që do të linte një milion të vdekur

Lapsi.al 2 May 2016
Pushtimi i Jugut: Plani i Kim Jong-un që do të linte një milion

E uritur për ushqim, Koreja e Veriut është në prag të kolapsit, dhe në dëshpërimin e saj, ajo kërcënon një pushtim të fqinjit të saj, Koresë së Jugut.

Raportet nga vendi tregojnë se Kim Jong-un ka ndërtuar një kopje të pallatit presidencial të Koresë së Jugut për të trajnuar trupat e tij për një pushtim, nëse tensionet përshkallëzohen, transmeton Telegrafi.

Dhe me zotimin e Amerikës për të mbrojtur Jugun në rast të sulmit, Perëndimi përballet me një luftë: ajo do të kushtonte 1 miliard dollarë për të luftuar dhe do të shkaktonte 1 trilion dollarë vlerë të dëmit.

Ish-këshilltari i Shtëpisë së Bardhë, Victor Cha, në librin e tij “The Impossible State” përshkruan se si një pushtim Koreano Verior do të dukej.

Forcat speciale do të pushtonin së pari një seri të aeroporteve dhe brigjeve detare, stacionet e energjisë, rrjetet e komunikimit dhe urat, në mënyrë që të “paralizojnë popullatën”.

Pastaj “forca më e madhe e artilerisë në botë” do të godiste kryeqytetin e Koresë së Jugut, Seulin, me predha në një normë prej 500.000 në orë – duke u lënë njerëzve vetëm 45 sekonda kohë për tu fshehur”.

Një arsenal i 600 raketave kimikisht të armatosura do të dëmtojnë aeroportet, duke e bërë të pamundur ikjen, ndërsa 100 të tjera do të ngadalësojnë ardhjen e përforcimeve amerikane.

Çdo forcë që do të bënte të pamundurën për të kaluar ngushticën Tsushima, do të ballafaqohej me nëndetëset e Kimit, transmeton Telegrafi.

Në ndërkohë 700,000 trupat e Koresë së Veriut dhe 2,000 tanket do të kalonin kufirin.

Me miliona njerëz duke të tentuar të ikin, rrjetet rrugore do të jenë të pakalueshme, duke i lënë forcat mbrojtëse të pafuqishme.

Dhe në fushat e betejës do të jenë të ndotura me deri në 5,000 tonë metrikë të agjentëve kimikë, përfshirë gazin nervor, gaz mustardë, mbytje dhe të vjella, dhe helmime të shumta.

Sipas librit të tij, këto do t’i merrnin kohë Koresë së Jugut dhe aleatëve të saj amerikanë disa ditë për të neutralizuar artilerinë e armikut, duke lënë qindra mijëra të vdekur.

Në fund të fundit, shtohet në libër, teknologjitë superiore të Koresë së Jugut dhe SHBA dhe do të fitojnë, por jo pa katër deri në gjashtë muaj luftimesh me intensitet të lartë dhe me shumë të vdekur.

Të këshilluara

Donald Trump: Kina po na përdhunon

Donald Trup, kandidati në primaret e republikanëve për garën presidenciale, ka zënë sërish faqet e para të mendiave nd&e...

09:06

Arsyeja pse ne njerëzit kemi emra

Njerëzit vendosin emra me qëllim identifikimi dhe për tu referuar kulturalisht. Në shoqëritë e hershme primitive njerëzit zak...

06:55

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

93.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI