Flash

WhatsApp shpejt me një risi komunikimi

Lapsi.al 26 April 2016
WhatsApp shpejt me një risi komunikimi

WhatsApp ka nisur të testojë një nga funksionet më të kërkuara nga përdoruesit, dhe që mund ta përmirësojë edhe më tepër shërbimin. Bëhet fjalë për video-thirrjet.

Pas telefonatave vokale, që tashmë janë realitet, WhatsApp është gati të konkurojë Skype dhe FaceTime. Kjo është konfirmuar nga disa testues të versionit beta.

Siç mund ta shikoni edhe nga imazhet në këtë artikull, video-thirrjet me WhatsApp janë mjaft të ngjashme, nga pamja, me ato të FaceTime. 

Përdoruesi do të ketë në dispozicion fillimit katër butona: mute (për të ç'aktivizuar mikrofonin), SMS (për të dërguar një mesazh gjatë telefonatës), fotokamera (për të kaluar nga fotokamera përpara tek ajo prapa), dhe natyrisht butonin për të mbyllur telefonatën, transmeton iPhone Albania.

Telefonatat WhatsApp do të njoftohen nga një shkrim në pjesën e sipërme për të dalluar nga telefonatat standarte. 

Video-thirrjet do të ruhen në memorien e WhatsApp si në menunë e "Thirrjeve", ashtu edhe në faqen e dedikuar chat-it ku do të sinjalizohen edhe thirrjet e humbura.

Të këshilluara

Mona Liza ishte grua apo burrë?

Buzëqeshja e saj enigmatike e ka magjepsur botën gjithmonë, por prej kohësh, në diskutim është fytyra e Mona Lisës: Leon...

09:05

Dy shërbime të Apple bllokohen në Kinë

Shërbimet online të Apple Inc, për filma dhe libra,nuk janë në dispozicion në Kinë, pasi Pekini vendosi rregulla strikte në mars, për publikimet në internet, ve...

06:31

ide

Populli dhe banda me uniformë

Një grup pesë-gjashtë burrash, ndonjëherë më shumë, i afrohen një personi. Ai është i paarmatosur, zakonisht i...

12:12 Neritan Sejamini

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.29

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI