Flash

Tronditet Apple, shitjet e iPhone bien me 18%

Lapsi.al 26 April 2016
Tronditet Apple, shitjet e iPhone bien me 18%

Për herë të parë në histori të telefonit iPhone, Apple pritet të njoftojë rënie në shitje krahasuar me të njëjtën periudhë me vitin e kaluar. Çereku i parë i këtij viti ka qenë më i tmerrshmi në shitje në 13 vite.

 

Sipas një raporti, Apple pret që për çerekun e parë të vitit të arkëtojë nga 50 miliardë deri në 53 miliardë dollarë nga shitjet. Kjo do të thotë një ulje me 10% në krahasim me të njëjtën periudhë me vitin e kaluar.

 

Ne çerekun e parë të vitit 2015, Apple shiti 61.2 milionë telefon iPhone, ndërkohë që për tre muajt e parë të këtij viti, kompania amerikane ka shitur vetëm 50.4 milionë telefon të tillë, një rënie prej 18%.

 

Kjo është një goditje për Apple, 2/3 e fitimeve të së cilës vijnë pikërisht nga shitjet e iPhone.

 

Mendohet se arsye për këtë rënie në shitje është Kina, tregu i së cilës ka qenë në fokusin e kompanisë amerikane prej dy vjetësh, ndërkohë që nuk janë përmbushur objektivat. 

 

Po ashtu, edhe konkurrenca nga Samunsg si dhe rritja e disa kompanive kineze si Huawei kanë ndikuar në rënien e shitjeve të iPhone./tch

Të këshilluara

Nga se rrezikohet Hilari Klinron?

Në pamje të parë, gjithçka dukej se shkonte vaj për Hilari Klinton në Nju Jork javën e shkuar, dhe paraqiste një fitor...

12:10

Mona Liza ishte grua apo burrë?

Buzëqeshja e saj enigmatike e ka magjepsur botën gjithmonë, por prej kohësh, në diskutim është fytyra e Mona Lisës: Leon...

09:05

Dy shërbime të Apple bllokohen në Kinë

Shërbimet online të Apple Inc, për filma dhe libra,nuk janë në dispozicion në Kinë, pasi Pekini vendosi rregulla strikte në mars, për publikimet në internet, ve...

06:31

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

93.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI