Flash

Rumania përjashtohet nga Eurovizioni

Lapsi.al 22 April 2016
Rumania përjashtohet nga Eurovizioni

Rumania është përjashtuar këtë vit nga Festivali Evropian i Këngës – Eurovizion, pasi transmetuesi i saj kombëtar nuk ka paguar borxhet.

Unioni Evropian i Transmetimeve (EBU), i cili organizon garën, ka thënë se transmetuesi publik rumun (TVR) ka 16.3 milionë dollarë borxhe.

EBU ka thënë se ka kërkuar nga Rumania që të paguajë borxhin deri më 20 prill.

“Borxhi i vazhdueshëm i TVR-së rrezikon qëndrueshmërinë financiare të vetë EBU-së”, ka thënë organizata.

Ovidiu Anton është dashur të prezantojë Rumaninë në garën e këngës në Stokholm, më 12 maj, por kënga tani ka dalë nga konkurimi.

Vitin e kaluar, Eurovizionin e ka ndjekur një audiencë prej 197 milionë vetash.

Rumania, për herë të parë, ka marrë pjesë në këtë garë në vitin 1994, por kurrë nuk e ka fituar atë. REL

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

91.29

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI