Flash

FBI pagoi 1 milion dollarë për çkoduar një iPhone

Lapsi.al 22 April 2016
FBI pagoi 1 milion dollarë për çkoduar një iPhone

FBI-së i kushtoi më shumë se 1 milion dollarë çkodimi i telefonit të terroristit të San Bernardinos. Shefi i FBI, James Comey, ishte i pranishëm në “Aspen Security Forum” në Londër kur u pyet për një gjë të tillë.

“Sa shpenzuam? Shumë. Le të shohim, më shumë se çdo fitoj unë në krye te FBI deri në përfundim të mandatit dhe më kanë mbetur edhe 7 vite e 4 muaj”, deklaroi ai.

Paga vjetore e kreut të Byrosë Federale të Hetimeve është 181.500 dollarë dhe më një llogaritje të thjeshtë, me aq sa do të fitojë Comey deri në fund të mandatit të tij, i bie afërsisht 1.331.000 dollarë.

Ekspertët nga sektori privat ndihmuan FBI-në që të çkodonte telefonin, i cili ishte në qendër të një çështje ligjore mes qeverisë dhe “Apple”.

Ç’kodimi i telefonit të terroristit të San Bernardinoi i siguroi FBI-së të dhëna që nuk i kishte më parë dhe ndihmoi autoritetet që t’i përgjigjeshin disa pyetjeve për hetimin që vazhdon. /TCH/

Të këshilluara

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

93.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI