Flash

Rreziku kryesor nga hashashi, shkakton çrregullime mendore

Lapsi.al 15 April 2016
Rreziku kryesor nga hashashi, shkakton çrregullime mendore

Fushatat globale të shëndetësisë duhet të ngrenë zërin për rrezikun që ka përdorimi i kanabisit dhe çrregullimet mendore që shkakton te përdoruesit. Ky është edhe përfundimi i një grupi të rëndësishëm studiuesish nga Britania, Amerika, Europa dhe Australia.

 

Thirrja e tyre për veprim vjen në një kohë kur ekspertët thonë se, kryesisht të rinjtë nëpër botë po përdorin çdo ditë e më shumë kanabisin. Në SHBA, kanabisi është kthyer në një drogë shumë popullore, numri i përdoruesve të tij në 8 vitet e fundit është rritur me 8 milionë, ndërsa në Britani 40 mijë të rinj më shumë sesa në vitin 2005, po kërkojnë rehabilitim nëpër qendra.

 

Sipas ekspertëve, përdorimi i shpeshtë i kanabisit mund të rrisë rrezikun e psikozës te njerëzit, si dhe të çojë në një sërë problemesh të tjera shëndetësore dhe sociale, ku të rinjtë janë më të ndjeshëm ndaj këtyre pasojave të drejtpërdrejta.

 

Psikozat përcaktohen nga haluçinacionet, iluzionet dhe sjelljet irracionale që shkakton tymosja e kanabisit. Ndërsa një pjesë e përdoruesve arrijnë të shkëputen nga varësia, pjesa tjetër është e ekspozuar ndaj skizofrenisë, thotë studimi.

 

Organizata e Kombeve të Bashkuara po ashtu po përgatitet për një sesion të veçantë që do të mbahet në Nju Jork për drogën, i pari takim për këtë kauzë pas vitit 1998, i cili synon të unifikojë përpjekjet e vendeve kundër përdorimit të substancave të paligjshme./TCh

Të këshilluara

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

93.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI