Flash

Veliaj, ky pinjoll i racës së populistëve

Lapsi.al 14 April 2016
Veliaj, ky pinjoll i racës së populistëve

Kryetari i bashkisë së Tiranës dha dje një tjetër shfaqje të shpifur populizmi dhe arrogance. Duke i dhënë vetes atributin për të folur në emër të fëmijëve të hidraulikut, infermierit, mësuesit, të papunit etj., Erion Veliaj doli para kamerave për të “demaskuar” kreun e shtetit, vetëm sepse ky shkoi për t’u dhënë mbështetje protestuesve në Parkun e Madh të Tiranës.

Shqiptarët dëgjuan nga një politikan i ri, si ky që është në krye të Bashkisë, gjuhën e përçmimit, të fyerjes, të cinizmit malinj, të mashtrimit dhe të manipulimit, në një formë vërtet provokuese për stomakun. Jo vetëm fjalori, por edhe dekori ku burra e gra ishin ulur dhe duartrokisnin epitetet fyese të kryebashkiakut, të krijonte shijen e keqe të një kohe të shkuar. Ata duartrokisnin edhe kur Erioni përdorte gjuhën e urrejtjes, edhe kur manipulonte ditën për diell, duke e quajtur rezidencën presidenciale, vilë personale të Bujar Nishanit.

Në një vend normal, kryetari i Bashkisë mund ta ftonte Presidentit në një takim apo komunikim për t’ia sqaruar nga afër projektet e tij për qytetin. Një kryebashkiak mund t’i mbronte idetë e tij pa u shërbyer me komunikimin agresiv, fyes dhe arrogant. Ai mund ta kundërshtonte aktin e Presidentit, që u dha mbështetje protestuesve, në një mënyrë më elegante, duke na kursyer shfaqje të tilla të populizmit bajat dhe arrogancës injorante. Për më tepër, kjo do të ishte e pritshme nga një politikan i ri, që do duhej të kultivonte një kulturë moderne komunikimi, të ndershme dhe të shëruar nga virusi i urrejtjes dhe përçmimit.

Por Erion Veliaj nuk del dot nga kultura e arrogancës manipulative, sepse ai është vetë shartim dhe përhapës i saj. Ai nuk është një rast i izoluar, por pjesë e një modeli qeverisjeje, që pushtetin dhe votën e qytetarëve e konsiderojnë si leje për të shpërfillur ligjin, të drejtën, etikën dhe moralin. Për të bërë çdo gjë dhe për të mos i dhënë llogari askujt. Për t’i mbyllur gojën me arrogancë, me shpifje, me dhunë apo me para, kujtdo që del mbi vullnetin e tyre personal.

Veliaj është një nga kryetarët socialistë të bashkive, që sot po tronditin opinionin me injorancën, arrogancën dhe abuzimin e tyre. Dhe këtu nuk është fjala për grupin e mirënjohur të “të fortëve”. Por edhe për atë zonjën e Gjirokastrës që i trajton vartësit si dele, me një histeri që shkakton turp për sojin femëror. Edhe për atë trimin e Lushnjës që kërcënon se do t’i fusë portofolin në gojë një gruaje që proteston para bashkisë. Edhe për shumë trima të tjerë, që të tillë i bën pushteti dhe modeli që lideri i tyre, Edi Rama, ndërtoi në këto tre vjet. Padyshim që ky model e frymëzon edhe Tahirin kur kërcënon një gazetar shqiptar në Athinë, apo Ilir Beqajn kur me slang gangstash i drejtohet korrespondentit të VOA, “mos ma trash zërin”.

Mes tyre, Erion Veliaj shkëlqen më shumë për shkak të guximit për të gënjyer e manipuluar në një shkallë shumë më të lartë. Dallohet mbi të tjerët edhe prej kontrastit që krijon mes agresivitetit ndaj kundërshtarit dhe përulësisë deri në vetëmohim ndaj shefit. Është tipi që kryetarin e tij do ta lartësojë fjala vjen edhe si heroin e dhjetorit ’90, ndërsa presidentin aktual e quan mitingash e qesharak. Por Velisë nuk i duhet mohuar gjithashtu aftësia për të thithur më mirë se dishepujt e tjerë përfitimet e “metodës Rama”.

Ai e ka kuptuar se nëpërmjet propagandës në emër të popullit, të të varfërve, fëmijëve e të papunëve dhe nëpërmjet gjuhës së urrejtjes e manipulimit, mund të mbulojë më mirë paaftësinë e tij, interesat klienteliste, tenderët dhe koncesionet e dyshimtë, abuzimet me taksat e qytetarëve. Shfaqjet e tij, ashtu si ato të kryeministrit, janë pjesë e një makinerie që synon të heshtojë zërat kritikë dhe të errësojë çdo investigim që nxjerr në dritë korrupsionin dhe korruptimin në emër të interesave personale. Veliaj flet për një pallat 17-katësh, por nuk thotë që projektin e tij e miratoi Edi Rama kur ishte kryetar bashkie. Flet për gjelbërim të sheshit, por nuk tregon se kush i preu bredhat dhe e përmbysi lulishten historike aty. Flet për një kënd lojërash për fëmijë, por hesht për dhjetëra të tjerë që u betonizuan nga kryetari i tij dhe politikanët biznesmenë që sot janë në parlament.

Dhe kur këto të vërteta i dalin në shesh, kur mediat, shoqëria civile dhe opinioni publik e nxjerrin zbuluar, propaganda populiste ia lë vendin arrogancës dhe urrejtjes. Duke i mbuluar interesat meskine, shkeljet e ligjit, pazaret okulte me biznesin, me radikalizimin e qëndrimeve ndaj atyre që kundërshtojnë. Duke i quajtur protestuesit vandalë e të ardhur nga malet, duke sulmuar kreun e shtetit dhe duke personalizuar çdo kundërshti që vjen për shkak të detyrës si kryebashkiak. Dhe kështu synohet që në vend të hetimit për abuzimet me taksat e qytetarëve, këta të fundit të mbërthehen në debatin e vjetër PS-PD. Prandaj edhe kryetari riosh i bashkisë së Tiranës foli me atë gjuhë të degraduar për presidentin e Republikës.

Ai është pinjolli ekzemplar i racës së populistëve arrogantë dhe manipulatorë që po rritet çdo ditë në serat e Edi Ramës./Mapo

Të këshilluara

Ku gaboi Rama me Donald Trampin?

Deklaratat e përsëritura të kryeministrit Shqiptar lidhur me mundësinë e fitores së zgjedhjeve amerikane nga miliarderi sharlatan ...

14:58

Referendumi i dytë i Edi Ramës?

Kush thotë se e ka ditur që Edi Rama do ta ftonte një ditë Lulzim Bashën në tryezë politike, ose është delirant, q&...

06:11

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI