Flash

3 dëshmitë e rralla/ Jeta e çuditshme e Fan Nolit në Boston

Lapsi.al 12 April 2016
3 dëshmitë e rralla/ Jeta e çuditshme e Fan Nolit në

Studiuesi Aurel Plasari nxjerr disa dëshmi nga miq të ish-kryeministrit Fan Noli për jetën e tij në Boston. Dëshmitë tregojnë se Noli jetonte larg luksit, në një apartament të thjeshtë me orendi të vjetra, aq sa përfaqësuesve të “Vatra” i vinte u vinte turp nga jeta e Nolit.

Nga dëshmitë e miqve:

“Noli si person ishte njeri i thjeshtë, atij nuk i pëlqenin lukset dhe banoi gjithë kohën e fundit të jetës, 1934-1965, në një apartament të vjetër, me mobilie shumë të vjetra. Ishte fort i kursyer. Rronte më shumë me perime dhe rrallë hante mish. Vishej me rroba modeste, por të paqme. Ishte mikpritës. Dera e tij ishte e hapur jo vetëm për miq, por edhe për ata kundërshtarë që e vizitonin. Të priste me buzëqeshje e fisnikëri, por jo sipas zakonit shqiptar, sepse asnjë gotë nuk të nxirrte, dhe jo se s’kishte, por ashtu e kishte zakon”. /DHIMITËR J. THANASI

“Jeta e Nolit në apartamentin e tij të thjeshtë në Blagden Street, 26, ishte spartane. Dyshemenë e kishte të shtruar me lecka dhe dhomën të pajisur me orendi të vjetra. Një tavolinë në dhomën e ndenjies përbënte “zyrën” e tij dhe aty ai priste vargun e pafund të vizitorëve. Zakonisht mbathte sandale të hapura. Shtëpia e tij ishte pranë Bibliotekës së madhe Publike të Bostonit në Copley Square dhe ai kalonte me kënaqësi orë të frytshme duke kërkuar materiale për krijimtarinë e vet letrare”. /ANTONI ATHANAS

“Në atë kohë zyra e “Vatrës” ishte vetëm 2-3 minuta larg apartamentit të Nolit, në 26 Blagden Street, Boston. Ishte një apartament i vogël, me mobilie të thjeshta dhe me një pamje pak si të zhveshur, pak si të vjetruar. Pjesës së pasur të zyrtarëve të “Vatrës” u vinte si turp nga ky apartament, ngase mendonin që vendbanimi i Nolit bënte figurë të keqe në sytë e amerikanëve. Por kishte një të mirë ky apartament: ndodhej në një rrugë të vogël e të shkurtër dhe shumë të qetë. Ideale për studime, lexime dhe shkrime”. /PETER R. PRIFTI

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI