Në media të ndryshme të huaja është raportuar kohët e fundit se planeti ende i pakonfirmuar, Planeti i Nëntë, mund ta zhdukë jetën në Tokë që në muajin e ardhshëm.
Disa faqe madje kanë sugjeruar se kjo mund të ndodh jo më larg se muajin maj. Por, kjo duket të mos jetë e vërtetë.
Planeti i Nëntë nuk është konfirmuar ende se ekziston, dhe astronomët janë aktualisht duke e kërkuar atë.
Ai mendohet të jetë 10 herë më i madh se Toka dhe 600 herë më larg Diellit – por të gjitha këto janë vetëm hipoteza. “Një planet i zbuluar kohët e fundit do të mund ta shkatërrojë Tokën këtë muaj”, kishte shkruar Neë York Post në Twitter.
The Sun kishte raportuar se “disa janë të bindur se do të ketë përplasje me planetin misterioz deri në fund të prillit”.
Por, Mike Broën, një nga dy njerëzit e përfshirë në pretendimet mbi këtë planet, postoi një shkrim në Tëitter duke thënë se nuk ka arsye për të menduar se Toka do të shkatërrohet.
“Hey, një fakt interesant? Planeti i Nëntë nuk do të shkaktojë shkatërrimin e Tokës”, shkroi ai në Tëitter. “Nëse keni lexuar se do ta shkatërrojë, keni zbuluar një shkrim idiot”, tha ai.
Shkencëtarët thonë se nuk ka arsye për të besuar se një ngjarje e tillë do të ndodh këtë muaj apo kurdo më vonë.