Flash

Denoncimi: U arrestova për të njëjtin krim sapo mbarova dënimin

Fiks Fare denoncoi se një qytetar, Klodjan Gjikdhima, u mbajt “peng” disa javë në burg, pas një gabimi të njerëzve të drejtësisë (prokurorit dhe OPGj-së), të cilët e arrestojë megjithëse e kishte mbaruar dënimin. Klodjani qëndroi disa ditë në dhomat e shoqërimit dhe më pas në burgun e Kosovës në Lushnjes, ku vetëm pas 1 muaji prokuroria “kujtohet” se e kishte kryer dënimin.

21:59

Nxehet Erdogan. Më tallin mediat gjermane (video)

Lapsi.al 29 March 2016
Nxehet Erdogan. Më tallin mediat gjermane (video)

Kënga tallëse e njëkohësisht kritike për Presidentin turk, Recep Tayyip Erdogan, e transmetuar nga televizioni publik gjerman “NDR”, ishte arsyeja e thirrjes së ambasadorit gjerman në Ankara, Martin Erdmann, për sqarime.

Episodi daton më 22 mars, por në media, lajmi është bërë i ditur vetëm tani, falë informacioneve të siguruara nga “Spiegel Online”. 

Videoja muzikore me titull “Erdowie, Erdowo, Erdogan” vendos pamjet e kreut të shtetit turk në krah të filmimeve që tregojnë dhunimin e protestuesve nga policia.

Teksti fshikullon darën e autoriteve turke mbi mediat, duke thënë se: kur një gazetar shkruan diçka, që Erdoganit nuk i vjen për shtat, ditën tjetër përfundon në burg. Programi “Extra3” i “NDR”-së e ka kritikuar udhëheqësin turk edhe në të kaluarën.

Në 2014-n, ai transmetoi një tjetër këngë për Erdoganin, ku ndërthureshin pamje te forcave të sigurisë duke rrahur demonstruesit, me tubimet e partisë “AKP” të Presidentit dhe protestat kundër shënjestrimit të gazetarëve opozitarë turq.

Pavarësisht shtypjes që Erdogani po u bën disidentëve dhe reporterëve, gjatë vizitës së saj në Ankara në muajin tetor, Kancelarja gjermane shprehu mbështetjen e Berlinit për rifillimin e negociatave të aderimit të Turqisë në BE. 

Në fillim të këtij muaji, nga ana tjetër, u përfundua marrëveshja BE-Turqi, që synon frenimin e fluksit të emigrantëve nga Turqia në detin Egje, në këmbim të çeljes së një kapitulli të ri në procesin e anëtarësimit, liberalizimit të vizave, si dhe 3 miliardë eurove ndihmë për Turqinë.

Të këshilluara

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

93.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI