Flash

Denoncimi: U arrestova për të njëjtin krim sapo mbarova dënimin

Fiks Fare denoncoi se një qytetar, Klodjan Gjikdhima, u mbajt “peng” disa javë në burg, pas një gabimi të njerëzve të drejtësisë (prokurorit dhe OPGj-së), të cilët e arrestojë megjithëse e kishte mbaruar dënimin. Klodjani qëndroi disa ditë në dhomat e shoqërimit dhe më pas në burgun e Kosovës në Lushnjes, ku vetëm pas 1 muaji prokuroria “kujtohet” se e kishte kryer dënimin.

21:59

Masakër në Pakistan/ Atentat i talebanëve. 72 të vdekur

Lapsi.al 28 March 2016
Masakër në Pakistan/ Atentat i talebanëve. 72 të vdekur

Mbi 72 vetë, shumica gra dhe fëmijë humbën jetën të dielën pas një shpërthimi kamikaz në Lahore të Pakistanit, qyteti i dytë i vendit. Pjesa më e madhe e viktimave ishin të krishterë dhe festonin Pashkët në një park të njohur të qytetit. Të paktën 340 perona janë plagosur nga shpërthimi të cilin e morën përsipër talebanët vendas. Në editorialin e saj të së hënës në mesditë, Gazeta le monde shkruante: "Ata donin mbi të gjitha të vrisnin fëmijët dhe prandaj zgjodhën atë pjesë të parkut ku ishin kolovajstet. Ata donin të vrisnin fëmijë të krishterë dhe prandaj vendosën të godisnin një të dielë pashkësh". “Një kamikaz hodhi veten në erë në parkun ‘Ikbal’ që gjendet në qytetin në verilindje të Pakistanit, i mbushur përplot me njerëz”, sipas televizionit pakistanez “Daën Neës”. Lahore njihet si qyteti më i pasur i Pakistanit, kryeqendra e krahinës Punjab, baza politike e kryeministrit pakistanez, Naëaz Sharif. Rrjeti BBC bën me dije se shpërthimi ndodhi nga një atentator vetëvrasës. "Të gjitha spitalet në zonë janë vendosur në kushtet e urgjencës për të ndihmuar të plagosurit. Shpërthimi ka ndodhur në hyrje të parkut Gulshan-e-Iqbal, ku zakonisht parkohen shumë makina. Shumica e viktimave janë gra dhe fëmijë, po ashtu edhe të plagosurit", shkruan Reuters

Të këshilluara

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

93.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI