Flash

Kryeministri britanik humbet të atin

Babai i kryeministrit britanik Andy Burnham, Roy Burnham, ka ndërruar jetë pasi vuante prej kohësh nga sëmundja e Alzheimerit. Për shk...

17:02

Betoni te parku nuk po derdhet me frymëzimin dhe vullnetin hyjnor*

Lapsi.al 28 March 2016
Betoni te parku nuk po derdhet me frymëzimin dhe vullnetin hyjnor*

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, paska komentuar sot, gjatë një vizite në selinë e Arqipeshkvisë Metropolitane, Tiranë-Durrës dhe atë të Vëllazërisë Ungjillore të Shqipërisë, për “fabulën e Pashkëve.”

“Kumti i ringjalljes së Krishtit,” ka shpjeguar Veliaj, “Është kumti që drita e mund errësirën, puna e mund dhunën edhe që jeta e mund vdekjen.”

Më tërhoqi menjëherë vëmendjen, te ky interpretim i Kryetarit të Bashkisë, ideja se pjesë e kumtit të Pashkëve qenka që “puna e mund dhunën.”

Ideja i bashkëlidhet pothuajse haptazi qëndrimit që ka z. Veliaj ndaj protestave dhe protestuesve kundër politikave të tij, veçanërisht për ndërtimin brenda Parkut të Liqenit – ku ai ka dashur ta pozicionojë veten si në anën e atyre që punojnë, ndërsa kundërshtarët e tij si në anën e atyre që dhunojnë.

Por nuk arrij dot të gjej lidhje midis kësaj ideje dhe Pashkëve, kësaj feste të krishterë.

Me sa di unë, që i krishterë nuk jam, por që kam jetuar i rrethuar nga komunitete dhe kultura të krishtera, Pashkët kremtojnë ringjalljen e Krishtit. Nga ana tjetër, Pashkët hebraike (Pesach), të cilat kremtoheshin para se të shfaqej Jesui, kremtonin çlirimin e hebrenjve nga Egjipti, falë Moisiut.

Në Ungjijtë, kjo domethënie e Pashkëve hebraike ripërfshihet në ringjalljen e Krishtit, i cili i çliroi të krishterët nga mëkati dhe, nëpërmjet sakrificës së tij në kryq, u dha këtyre një jetë të re.

Natyrisht, çfarë di unë për Pashkët nuk ka të njëjtën vlerë me çfarë mund të dijë një besimtar i krishterë i devotshëm, siç edhe mund të jetë qytetari Veliaj; e megjithatë, unë nuk arrij dot të gjej ndonjë referencë ndaj punës te kjo “fabul”; dhe aq më pak ndaj raportit mes punës dhe dhunës.

Brenda narrativës së kryqëzimit të Krishtit dhe pastaj ringjalljes së tij, e vetmja punë mirëfilli, tek e cila po më shkon mendja, ishte ajo e ushtarëve romakë që ekzekutuan kryqëzimin dhe e ngulën Jesuin me gozhda në kryq; dhe që natyrisht ishte pjesë e dhunës, nuk i kundërvihej.

Dhe vetë puna nuk ka gjë çliruese në vetvete; punën mund ta kryejnë skllevërit si në kohën e Romës, puna mund të skllavërojë ajo vetë, puna mund të shërbejë edhe për të përçuar dhunën masive dhe autoritetin brutal të pushtetit.

Regjimet totalitare janë shquar, në historinë e shekullit XX, që i vunë shtetasit e tyre në punë; por kjo nuk është se i bëri këta shtetas më të lirë.

Deri edhe në dyert e kampit të përqendrimit nazist në Auschwitz ishte shkruar një slogan që u thoshte të ndëshkuarve se “Arbeit macht frei” – puna të çliron: por doemos nuk kështë ky lloj çlirimi, të cilit i referohet z. Veliaj në leximin kaq të pazakonshëm, që ia jep “fabulës” së Pashkëve.

Kështu i kuptoj unë profani Pashkët; por do t’ju lutesha të mos më linit të gaboj. Që politikanët kanë dëshirë t’u bashkëngjiten festave fetare, për të riprodhuar popullaritetin, këtë edhe mund ta kuptoj; por që politikanët të sjellin interpretime të reja të festave fetare, të tilla që mundësisht të bashkëtingëllojnë me preokupimet e tyre të ditës, këtë nuk do ta kuptoja dot.

Në fund, pavarësisht nga kuptimi që mund të ketë apo jo “fabula” e Pashkëve, desha të shtoj që jo, puna nuk e mund dhunën.

Vetë Krishti nuk është se i çliroi njerëzit nga pesha e mëkatit duke i vënë të punojnë; dhe as u bë Krisht duke punuar vetë; por e solli dritën në mes të errësirës nëpërmjet fjalës. Madje në Bibël lihet gjithnjë të kuptohet se vetë puna, si e tillë, nuk ka ndonjë vlerë, në qoftë se Zoti nuk është në të – dhe as Veliaj vetë nuk është se ka thënë ndonjëherë, që betoni brenda parkut në Tiranë po derdhet me frymëzimin dhe vullnetin hyjnor! - Titulli origjinal: Puna që e mundka dhunën

Të këshilluara

Bombat e ISIS edhe në Tiranë?

Sulmet vrastare në Bruksel përforcuan edhe njëherë idenë se beteja e terrorizmit me botën perendimore, së cilës ne p&eum...

10:25

Pse u sulmua Brukseli?

Brukseli u godit të martën nga disa shpërthime vdekjeprurëse, ndërsa të gjitha të dhënat flasin për sulme terrorist...

12:36

Sa shpejt e plaku Blushi Ramën

Kongresi i socialistëve i konceptuar si një spektakël i vjetër, me prezantues që evokonin vitet ‘90 dhe me të ftuar të ...

14:56

Përçudnimi i Kongresit të PS

Këtë të shtunë mblidhet Kongresi i socialistëve në një realitet të mjegulluar prej tymit të zi që po nxjerr...

12:22

ide

Ortaku besprerë i Ron Yeffetit

Fabula e përdorimit të sipërmarrëses Arieta Puca, që u promovua nga Rama, për ti hapur rrugën hyrjes në skenë të mikut të tij hebre, përbën realizimin më gjenial të të njëjtit skenar të rilindjes: “Sa më e madhe ëndrra që hidhet në treg, aq më e rëndë është goditja financiare që po përgatitet”

13:41 Andi Bushati

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

91.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI