Mbështetësit e ISIS kanë vijuar festimet e tyre pas sulmeve terroriste ne Bruksel, duke pyetur ndjekësit e tyre që të sugjerojnë se cili vend duhet të jetë objekt i sulmeve të ardhshme.
Gazeta Indipendent shkruan se "Në një forum online që mendohet se menaxhohet nga anëtarë të grupit ekstremist, u krijua një sondazh mbi pyetjen: "Cilat do të jenë ngjyrat e Kullës Eiffel pas sulmeve të ardhshme?"
Në shifra shqetësuese, Mbretëria e Bashkuar rezultoi më e votuara, me 50 përqind të mbështetësve online që e përzgjodhën si targetin e ardhshëm për sulme terroriste.
Pyetja u nxorr në qarkullim menjëherë pasi Kulla Eiffel u ngjyros me ngjyrat e flamurit belg në shenjë solidariteti pas sulmeve terroriste në Bruksel që shkaktuan 31 viktima.
Dy vendet që pasojnë Anglinë si target në sulmet e ardhshme terroriste janë SHBA dhe Rusia, raporton Mail Online.
Mbështetësit e Isis, i festuan sulmet dhe në Twitter duke përdorur hashtag-un #Brukselinëzjarr në gjuhën arabe - i ngjashëm me #Parisinëzjarr që u përdor kur kryeqyteti francez u sulmua në Nëntor./Pergatiti Lapsi.al/