Flash

Denoncimi: U arrestova për të njëjtin krim sapo mbarova dënimin

Fiks Fare denoncoi se një qytetar, Klodjan Gjikdhima, u mbajt “peng” disa javë në burg, pas një gabimi të njerëzve të drejtësisë (prokurorit dhe OPGj-së), të cilët e arrestojë megjithëse e kishte mbaruar dënimin. Klodjani qëndroi disa ditë në dhomat e shoqërimit dhe më pas në burgun e Kosovës në Lushnjes, ku vetëm pas 1 muaji prokuroria “kujtohet” se e kishte kryer dënimin.

21:59

Karaxhiç/ Në gjurmët e kasapit të Ballkanit

Lapsi.al 23 March 2016
Karaxhiç/ Në gjurmët e kasapit të Ballkanit

George Arney/ Independent/Në korrikun e vitit 2008 një plak i lodhur me mjekrën e kërleshur dhe flokët e thinjura ishte nxjerrë prej autobusit numër 73 në periferi të Beogradit. I njohur si Dragan Dabiq, ai kishte kaluar tri vitet e fundit duke siguruar bukën e gojës në kryeqytetin serb si shërues dhe mistik i kohës së re (new age).
Ishte maskuar aq mirë, saqë një grua që po punonte në Interpol, e që po jetonte matanë rrugës në bllokun e banesave të larta në Beograd, nuk e kishte njohur, megjithëse ishte njeriu më i kërkuar në Europë. Madje as pronarët e kafenesë ku Karaxhiqi rrufiste kafenë, nuk e kishin njohur. Ata në mur kishin fotografinë e tij.
Emri i vërtetë i plakut ishte Radovan Karaxhiq. Lider i serbëve të Bosnjës gjatë kohës së shkatërrimit të përgjakshëm të Jugosllavisë, ishte akuzuar për krime lufte dhe gjenocid pas përfundimit të konfliktit, dhe kishte kaluar 12 vite në arrati. Se si ai dhe të akuzuarit e tjerë ia kishin dalë të jetonin kaq gjatë në arrati, por më në fund ishin kapur, është tema kryesore e librit të Julian Borgerit.
Karaxhiqi, shefi i tij ushtarak, Ratko Mlladiqi, dhe lideri suprem serb, Slobodan Milosheviq, kanë kapitujt e tyre në libër. Por duke përdorur të dhëna prej një spektri të gjerë burimesh, shumë prej të cilëve ish-anëtarë anonimë të forcave speciale dhe të agjencive të inteligjencës, Borgeri e shtrinë rrjetën edhe më gjerë, duke rrëfyer episode të ndryshme në atë që do të bëhej përfundimisht «gjuetia më e suksesshme në botë».
Prej 161 aktakuzave dorëzuar prej Tribunalit Ndërkombëtar për ish-Jugosllavinë (ICTY), secili individ kishte dhënë llogari për të bëmat e tij, megjithëse kishte vetëm 65 të arrestuar. Disa prej tyre mezi ishin fituar si raste. Mlladiqi kishte kaluar kohë i pavërejtur në një bunker nëntokësor. Të tjerët ishin kapur në mënyrë qesharake, siç kishte raste kur lëshonin shtëpitë me qira dhe kapeshin në momentin kur shkonin të merrnin paratë e qirasë. Megjithatë kishte prej atyre që kishin imagjinatë, si puna e pusive të «Delta Forcës» që përdorte një person të caktuar të veshur si bandit.
Por në mesin e atyre sukseseve kishte edhe dështime që ishin hasur gjatë rrugës. Jo vetëm se ishin mafiozë të mbrojtur për disa vite me radhë prej agjencive, si prej ushtrisë a policisë së Serbisë, por në fillim edhe fuqitë perëndimore nuk e kishin mbështetur fort Gjykatën e Hagës, pjesërisht për shkak të frikës se mund ta merrte pusi Marrëveshjen e Daytonit.
Pothuajse dy vite pas aktakuzës kundër Karaxhiqit, trupat e NATO-s kthyen shpinën kur po kalonte konvoji i tij. Por hesapet ndryshuan kur Bill Clintoni i kishte punët fjollë dhe laburistët fituan më 1997 në Britani të Madhe, megjithëse edhe atëherë kishte aversion të Pentagonit nga frika e operacioneve me viktima.
Më vonë, nisën të bindeshin qeveritë në Ballkan me rolin e tyre të rëndësishëm për sjelljen e të arratisurave para drejtësisë në Hagë.
Shumica e librit të duket si një triller që të mbërthen, por shqetësimet e Borgerit shkojnë përtej rrëfimit të mirë. Gjykata e Hagës, vë në pah ai, ka diskutuar shumë për precedente legale, përfshirë përcaktimin e përdhunimit si krim kundër njerëzimit, dhe kërkimi i llogarisë prej krerëve të shteteve, si dhe që të vihet themeli për Gjykatën Penale Ndërkombëtare ((deri tash jo fort e suksesshme).

Në vetë ish-Jugosllavinë drejtësia ka ndihmuar për paqe të qëndrueshme, megjithëse Borgeri paralajmëron se nacionalizmi është përsëri në ngritje. Për më tepër, thekson ai, që më fort duket aktakuzë pikëllimi e kohës sonë, kapja dhe proceset gjyqësore pasuese sigurojnë se askush nuk mund ta mohojë se ishte kryer gjenocid./ Dialogplus/

Të këshilluara

Vendet e ndaluara të botës

Gjërat më joshëse në jetë janë shpesh ato që nuk na lejohen. E për adhuruesit e udhëtimeve kjo gjë për...

10:31

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

93.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI