Flash

Sa shpejt e plaku Blushi Ramën

Lapsi.al 19 March 2016
Sa shpejt e plaku Blushi Ramën

Kongresi i socialistëve i konceptuar si një spektakël i vjetër, me prezantues që evokonin vitet ‘90 dhe me të ftuar të huaj të dorës së tretë, që dilnin në skenë për të mashtruar delegatët dhe spektatorët, nuk e fshehu dot debatin real që po zhvillohet prej javësh, atë mes Ramës dhe Blushit. Pra atë thelbësor, mes një partie dhe qeverisjeje që po degradon me shpejtësi dhe përpjekjes së kotë për ta korigjuar shënjestrën e saj.

Në këtë kuptim, kjo shfaqe butaforike, të sjell në mend, një nga ngjarjet më të rënda të historisë së socialistëve, kongresin e dhetorit 2003, kur Edi Rama qe në një pozitë të kundërt.

Për kë nuk e mban mend, atëherë, kryetari aktual qe sfidanti i Fatos Nanos të cilin e falenderoi sot.

Qe ai kongres kur sallat fëshkëllenin dhe nuk pranonin rivalin e kryetarit.

Qe ai kongres që solli ndarjen e PS-së dhe përjashtimin e një tufe drejtuesish të saj që krijuan më pas LSI-në.

Qe ai kongres, kur me petkun e një profeti Rama paralajmëroi humbjen e pashmangshme të zgjedhjeve, nëse socialistët vazhdonin në rrugën e mosdëgjimit të kritikave, në rrugën e luftës së kundërshtarëve brenda llojit, në rrugën e mosreflektimit.  

Po si iu përgjigj atëhere Nano këtij sfidanti që gjithësesi e la të garonte?

Si një ndjekës i vëmendëshëm i asaj gare, që i dha fund një PS-je të hapur, kolegjale dhe me rregulla loje,  mbaj mend zvetnimin e kryetarit historik, vetëm brenda pak orwve të atij kongresi.

Mbaj mend atë episodin, kur regjia qëndrore, fiksonte Xhoanën e prekur që lotonte në lozhë për bashkëshortin e saj të viktimizuar. Atë fjalimin viktimizues ku Nano paraqitej si një zogu vetmitar që mbrapa i vinte historia, megjithëse kritikët nuk i vinin as deri tek thembra.

Në atë tubim fatkeq, Fatos Nano tregoi se ish mbyllur në kullën e delirit të pushtetit. Se nuk kishte më as mundësi dhe as nerva të dëgjonte kritikat. Se e kish të pamundur që të reflektonte.

Natyrisht, ai triumfoi në atë kongres, por vetëm një vit e gjysëm më pas, ai e çoi PS-në në disfatë dhe riktheu Berishën në pushtet. Ai provoi profecinë e Ramës, që rezultoi se kish pasur të drejtë, megjithëse grumbulloi vetëm një grusht votash.

Duke parë shfaqen e sotme i’u riktheva shkrimeve të mia të vjetra për këtë ngjarje. U ndala tek njëri prej tyre. Komenti për atë tubim socialistësh më ngjasoi si dy pika uji me atë që mendova dhe sot.

Sepse aty, megjithëse i kishte dërrmuar kundërshtarët e tij në atë sallë, Fatos Nano më ish dukur i vjetër, demode, i shkëputur nga realiteti dhe nga problemet reale të vendit që qeveriste. Kishte mjaftuar pasqyra që Rama i vuri përballë, për ta thinjur politikisht, për ta rrudhur moralisht, për ta plakur në raport me të ardhmen.

Paradoksalisht, në të njëjtën pozitë mu duk sot sfidanti i Nanos një dekadë më parë.

Fjalimi i Edi Ramës mu duk si ai i zogut vetmitar (që nuk i prek as thembrat makineria e baltës) që qëndron aq lart (sa mund ti krahasojë me zagarë protestuesit kundër tij), që historia do ti vijë nga pas (sepse ai po punon për Shqipërinë e 2025-ës).

Përballë pasqyrës që i vuri përpara Blushi, Rama u duk menjëherë, i plakur, demode dhe jashtë realitetit.

Një lider që kur i thua se s’ka krijuar vendet e punës që premtoi, ta kthen se shqiptarët janë dembelë; që kur i thua se të qeverisurit prej tij po braktisin vendin, të përgjigjet se ata poi ikin nga Greqia; që kur i thua se po bëhet autoritar, të fut në anën e atyre që e duan të mbytur anijen socialiste; që kur i thua se duhet të zbatojë rregullat, të tregon se je pakicë mes socialistëve.   

Eshtë pikërisht kjo përpjekje sizifiane për ti rrëshkitur fakteve, për mos pranuar kritikat e Blushit se borxhi publik është rritur, se vendi është dhënë me koncesion, se taksat janë të padrejta, se regullat nuk po zbatohen, se partia po monopolizohet, se rilindja po dështon, që e ka zvetnuar Edi Ramën.

Natyrisht në krahasim me Nanon e 2003-shit ai ka ende disa avantazhe. Ai,  gjithësesi nuk ka as tre vjet në pushtet. Ai ka përballë një opozitë që nuk ka kërkuar falje dhe nuk ka bërë “mea colpa-n” e saj.

Të gjitha këto, nuk e vënë ndoshta në rrezik për zgjedhjet e ardhshme.

Por mënyra se si ai u soll me rastin Blushi, mënyra se si i’u shmang sfidës, mënyra si vendosi ta përballë realitetin dhe kritikat që i’u thanë në sy e ka zvetnuar Ramën.

Ashtu si 2003-shi për Nanon, ky do mbahet mend, si kongresi i fillimit të fundit të tij. (lapsi.al)

Të këshilluara

Përçudnimi i Kongresit të PS

Këtë të shtunë mblidhet Kongresi i socialistëve në një realitet të mjegulluar prej tymit të zi që po nxjerr...

12:22

Mediat që urren Edi Rama

Lexova sot një shkrim të kolegut tim Mero Baze, i cili u binte këmbanave të alarmit, lidhur me një ligj që po harton qeveria Rama, "për disiplinimin" e mediave ...

01:40

A duhet ti kërkojmë ndjesë Edi Ramës?

Shtypi raportoi sot se Arben Ndoka u takua me Edi Ramën, menjëherë pas mbledhjes së grupit parlamentar të Partisë Socialiste, ndoshta për të shkëmbyer pikëpamj...

23:01

Kokë francezi apo kokë turku?

Atentati i tmerrshëm në zemër të Ankarasë, nga i cili mbetën të vdekur plot 36 vetë, ka ngritur edhe një herë,...

13:20

Shqipëria apo Partia

Një fjali e imja, se zgjedh Shqipërinë mbi Partinë, u kthye në një mundësi të re për të më kundër...

10:06

Pse Majko sulmoi LSI-në?

Ish- kryeministri socialist Pandeli Majko ka thyer akullin dhe është treguar më i guximshmi ndër kolegët e tij duke shpallur publiki...

12:07

Kur Lali "organizon" festa!

Pesë ose gjashtë herë në vit Bashkia e Tiranës gjen pretekstin për t’ua rrëmbyer qytetin qytetarëve dhe pë...

12:03

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

95.24

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI