Flash

Kush i do të keqen Ramës, i do të keqen Shqipërisë

Lapsi.al 17 March 2016
Kush i do të keqen Ramës, i do të keqen Shqipërisë

Për ata që nuk e kanë njohur periudhën e regjimit komunist në Shqipëri, takimi i fundit partiak i kryeministrit Edi Rama në Shkodër, është një shembull i mirë studimi për të kuptuar mekanizmin e ngritjes së kultit të individit dhe adhurimit të tij nga turma, pavarësisht gjendjes në të cilën ndodhet kjo turmë.

Në pallatin e sportit të Shkodrës gjithçka ishte kuruar me kujdes për të pritur udhëheqësin. Skenografia, ndriçimi, njerëzit që do të merrnin pjesë, brohoritjet dhe duartrokitjet sa herë demaskohej armiku i brendshëm dhe i jashtëm. Dhe madje, njëlloj si para 45 viteve, salla kaloi nga brohoritjet në ulërima mbështetjeje kur Edi Rama tha fjalinë: “Unë e di shumë mirë që nuk na duan, por se s’na duan na e marrin edhe të keqen”. Ashtu de, pati thënë dikur Enver Hoxha, kur shpartallonte agjentët e imperializmit në parti. 

Kur nuk ke asgjë për t’u ofruar qytetarëve të tu, kur ekonomia është në rënie të lirë dhe qyteti jeton ditë të vështira, kur je në Shkodër dhe flet për Malësinë e Madhe, atëherë turma duhet manipuluar dhe eksituar me goditjet ndaj kundërshtarit, ndaj atyre që nuk i duan të mirën Shqipërisë, ndaj atyre që duhet të na marrin të keqen. Ndaj PD, që në analogji me kohën e Hoxhës është imperializmi amerikan dhe revizionizmi sovietik si dhe ndaj Blushit, Hafizit, etj që janë agjentët e imperializmit dhe revizionizmit brenda partisë. Dhe salla harron gjendjen në të cilën gjendet dhe çohet në këmbë e bërtet emrin e liderit, që “të këqinjtë” i duan të keqen. Dhe duke i dashur të keqen liderit, i duan të keqen edhe Shqipërisë.

Salla brohoriti edhe kur kryeministri foli për të mirat që qeveria dhe partia i ka sjellë Shkodrës. Paçka se Shkodra renditet e fundit në investimet dhe financimet në krahasim me rrethet e tjera. Disa herë më pak në krahasim me qytete disa herë më të vogla se Shkodra. Të jesh i diskriminuar dhe të brohorasësh për këtë si një fitore, ky ka qenë kulmi i manipulimit që komunizmi arriti gjatë sundimit të tij.

Sigurisht që në atë sallë në Shkodër mund të ketë patur edhe individë që nuk i kanë besuar propagandës boshe dhe trushpëlarjes së kryeministrit. Por nuk kanë folur, madje janë detyruar edhe të duartrokasin që të mos bien në sy tek të tjerët. Frika e një vendi pune, zgjidhja e një halli apo shpresa për të patur vëmendjen e udhëheqësit, i ka bërë dhe ata pjesë të turmës. Dhe kështu, patologjia e entuziastëve, që herë nga idiotësia e herë nga interesi fillojnë të adhurojnë liderin, rishfaqet përsëri si për të na kujtuar se nga sëmundja e vjetër jemi ende larg për t’u shëruar.

Brohoritjet bëjnë të harrohet gjendja ekonomike në Shkodër, korrupsioni i zyrtarëve të lartë të emëruar nga listat partiake PS- LSI, vjedhja e votës dhe njerëzit që zgjodhi Edi Rama për të përfaqësuar veriun në Parlament. Me anë të duartrokitjeve, ngjyrave, spektaklit të paramenduar dhe demaskimit të armikut, kryeministri Rama nga salla e Shkodrës, Elbasanit, Vlorës apo Korçës kërkon t’u ngulë në kokë shqiptarëve Shqipërinë e tij, atë të ekranit dhe jo atë të tabanit. Shqipërinë që ka fatin të ketë udhëheqës, atë, Edi Ramën, dhe jo ata që i duan të keqen atij dhe Shqipërisë. Fati i Shqipërisë është Edi Rama dhe kjo duhet të mjaftojë, kjo i zgjidh të gjitha, të tjerat nuk kanë rëndësi. Ekonomia, papunësia, shëndetësia, krimi, arsimi janë balta që hedhin armiqtë. Qentë le të lehin, karvani shkon përpara. Një tjetër proverb, që Enver Hoxha e kishte shumë për zemër. 

Shqiptarëve iu deshën 50 vjet për të konstatuar që jo vetëm qentë nuk kishin lehur kundër tyre, por edhe që karvani nuk kishte shkuar përpara por 100 vjet mbrapa. Konstatuar dhe jo kuptuar, pasi kur sheh salla si ajo e Shkodrës apo e Elbasanit, trushplarja kolektive e shfaqur si adhurim për liderin dhe histeri për kundërshtarin, të trondit përsëri. Aq sa i rikthehesh dilemës a ishte komunizmi ynë më i egri në Lindje apo ishim ne populli më i përulur dhe më injorant i Europës. 

Çfarë shpjegimi mund të ketë për shembull shfaqja e aktorit Bruno Shllaku duke marrë teserën e partisë nga dora e udhëheqësit. Pinjoll i një familje të njohur, por të persektuar nga komunizmi, Bruno tha se ishte i nderuar që udhëheqësi po i jepte teserën. Jam i privilegjuar, tha ai, që aderimin në këtë parti e filloj duke qenë kryetar ju, që do të vazhdoni të jeni po kryetar. Pra, le të flasin “armiqtë” se juve iu marrin të keqen, do t’iu kemi kryetar duan apo s’duan ata. Po si ka mundësi që një njeri që i njeh vuajtjet e regjimit totalitar, të jetë përsëri për kultin e individit, për udhëheqësin e përjetshëm, që nuk ka nevojë për garë e rregulla demokratike? Pse i duhet një aktori të njohur në moshën e Brunos të rreshtohet në një parti politike, cilado qoftë ajo? Sepse pa dyshim që edhe ai, ashtu si ata në sallë, janë viktima të mekanizmit- kurth të trushplarjes nëpërmjet adhurimit të liderit dhe shpartallimit të armikut. Që nuk i lejon të shohin atë që ndodh çdo ditë në qytetet e tyre, në shtëpitë e tyre, por të jetojnë të kapur brenda pasionit dhe emocionit që ua provokon udhëheqësi sa herë del në tv apo gjendet mes tyre. Dhe të vazhdojnë të votojnë të nxitur nga urrejtja apo adhurimi dhe jo nga arsyeja. Pikërisht ajo që u duhet politikanëve që duan të qeverisin vetëm interesat e tyre. /mapo/

 

Të këshilluara

Mediat që urren Edi Rama

Lexova sot një shkrim të kolegut tim Mero Baze, i cili u binte këmbanave të alarmit, lidhur me një ligj që po harton qeveria Rama, "për disiplinimin" e mediave ...

01:40

A duhet ti kërkojmë ndjesë Edi Ramës?

Shtypi raportoi sot se Arben Ndoka u takua me Edi Ramën, menjëherë pas mbledhjes së grupit parlamentar të Partisë Socialiste, ndoshta për të shkëmbyer pikëpamj...

23:01

Kokë francezi apo kokë turku?

Atentati i tmerrshëm në zemër të Ankarasë, nga i cili mbetën të vdekur plot 36 vetë, ka ngritur edhe një herë,...

13:20

Shqipëria apo Partia

Një fjali e imja, se zgjedh Shqipërinë mbi Partinë, u kthye në një mundësi të re për të më kundër...

10:06

Pse Majko sulmoi LSI-në?

Ish- kryeministri socialist Pandeli Majko ka thyer akullin dhe është treguar më i guximshmi ndër kolegët e tij duke shpallur publiki...

12:07

Kur Lali "organizon" festa!

Pesë ose gjashtë herë në vit Bashkia e Tiranës gjen pretekstin për t’ua rrëmbyer qytetin qytetarëve dhe pë...

12:03

Rreziku Erdogan mbi trojet shqiptare

Në biografinë e tij shkrimtari austriak Stefan Zweig shkruan: “Në vend se emocionalisht të dorëzohet para aspiratave vanitoze t&e...

12:16

Alibia qesharake e referendumit

Kam parë nga dje deri më sot me dhjetra socialistë besnikë dhe idhtarë të flaktë të kryetarit, të ngazëllehesh...

01:36

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

95.24

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI