Flash

Denoncimi: U arrestova për të njëjtin krim sapo mbarova dënimin

Fiks Fare denoncoi se një qytetar, Klodjan Gjikdhima, u mbajt “peng” disa javë në burg, pas një gabimi të njerëzve të drejtësisë (prokurorit dhe OPGj-së), të cilët e arrestojë megjithëse e kishte mbaruar dënimin. Klodjani qëndroi disa ditë në dhomat e shoqërimit dhe më pas në burgun e Kosovës në Lushnjes, ku vetëm pas 1 muaji prokuroria “kujtohet” se e kishte kryer dënimin.

21:59

Zbulohet misteri i trekëndëshit të Bermudës

Lapsi.al 15 March 2016
Zbulohet misteri i trekëndëshit të Bermudës

Trekëndëshi i Bermudës është një zonë që ekziston në Oqeanin e Atlantikut të Veriut në mes të Bermudës, Floridës dhe Porto Rikos.

Shkencëtarët kanë gjetur kratere deri në gjysmë milje të gjera dhe 45,7 metra të thella, që besohet të jenë shkaktuar nga metani në brigjet e Norvegjisë të pasura me gaz natyror.

Metani mund të ketë rrjedhur në depozitat e gazit natyror duke krijuar më pas çarje në sipërfaqe, të cilat në fund shpërthejnë, thonë shkencëtarët.

Kratere gjigante ekzistojnë në bazën e detit në zonën perëndimore dhe qendrore të detit Barents dhe ndoshta ato janë një shkak i shpërthimeve të mëdha të gazit, kanë thënë hulumtuesit nga Universiteti Arktik i Norvegjisë.

Krateret ka mundësi të përfaqësojë një nga pikat më të nxehta për lirimin e metanit në Arktik. Shpërthimet që shkaktojnë hapjen e kratereve potencialisht mund të paraqesin rreziqe për anijet që udhëtojnë në këtë vend.

Shkencëtari rus Igor Yeltsov, tha vitin e kaluar: “Trekëndëshi i Bermudës ka mundësi që të jetë një reagim i hidrateve të gazit. Ata fillojnë të treten në mënyrë aktive me metanin e akullt që i kthen në gaz. Kjo prodhon sasi të mëdha të gazit dhe bën që oqeani të zhysë anijet në ujërat e tij të përzier me një përqindje të madhe të gazit./lajmi.net./

Të këshilluara

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

93.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI