Flash

Kokë francezi apo kokë turku?

Lapsi.al 15 March 2016
Kokë  francezi  apo kokë  turku?

Atentati i tmerrshëm në zemër të Ankarasë, nga i cili mbetën të vdekur plot 36 vetë, ka ngritur edhe një herë, mes përdoruesve shqiptarë të Facebookut, një pyetje që po përsëritet gjithnjë e më shpesh.

Mjafton të lundroje këto ditë në rrjet, për të parë, herë me cinizëm dhe herë me ironi, herë si provokim dhe herë si dhimbje, thirrje për të bërë statuse: "Je suis turc".

Mjafton të shkoje pak më tej dhe dikush tjetër propozonte postera të rinj për t'u vendosur në profil, ashtu sikurse diçka më shumë se një vit më parë, në shenjë solidariteti, njerëzit mbuluan fotot e tyre me flamurin tringjyrësh të Francës.

Në fakt i gjithë ky kundërreagim lidhet me një pyetje legjitime që po bëhet me zë gjithnjë e më të lartë: A vlen jeta e një turku të masakruar, po aq sa e një gazetari të Charlie Hebdo të vrarë janarin e shkuar në Paris, apo ajo e një spektatori fatkeq, që po shikonte shfaqjen në Bataclan, në 13 nëntor?

Dhe këtu nuk është fjala tek sensibiliteti që mund të tregohet për një popull tjetër ballkanik, i cili kohët e fundit po përballet me një valë të paparë terrorizmi: 103 të vrarë në tetor, 29 të tjerë shkurtin që shkoi. 
Këtu problemi shtrohet më gjërë: a është e barazvlefshme jeta e një qytetari francez, me dhjetra viktima të ngjashme të terrorizmit, në Afganistan apo në Rusi, në Kongo apo në Pakistan, në Irak apo në Nigeri? 

Pra, pyetja është e thjeshtë: a na dhemb ne shqiptarëve më shumë jeta e humbur e një perëndimori, sesa ajo e dikujt tjetër?

Pse tregohemi kaq emocionalë në rastin e parë dhe disi më të ftohtë tek të tjerat?

Pse demostrojmë një solidaritet gati histerik me tragjetitë e Charlie apo Bataclan dhe jemi më të përmbajtur, kur shpërthen një avion rus apo një autobuz turk?

Dilema që shtrohet nuk është vetëm shqiptare. Kudo në perëndim po ngrihen zëra që e vënë në pah këtë asimetri të frikshme. Kështu, jo pak kritika mori presidenti Obama pas mesazhit të tij, i cili e konsideroi 13 nëntorin e Parisit, jo vetëm si një krim kundër Francës, por si një krim kundër njerëzimit. Duke qenë se presidenti i SHBA ka hezituar të përdorë të njëjtat terma për fatkeqësi të ngjashme në botë, shigjetimet ndaj tij qenë të forta: Mos vallë për Obamën njerëzimi indentifikohet vetëm nga perëndimi? Mos vallë për të ka pjesë të botës që janë më njerëzore se të tjerat?

Këto pyetje janë shtruar gjerësisht edhe për mediat e vendeve perëndimore, për politikanët, njerëzit me ndikim publik e kështu me radhë. Pra në këtë kuptim, nënvizimi i kësaj asimetrie dhe revolta ndaj saj, nuk është vetëm një shqetësim i popullit shqiptar të Facebokut.


Por, pavarësisht nga kjo, fakti se shumë prej nesh u treguan dëshpërimisht të keqardhur për tragjeditë franceze dhe disi më të ftohtë ndaj masakrave të tjera, e kërkon një shpjegim.

Reagimi i atyre që ditët e fundit na kujtojnë se duhet të identifikohemi me posterat "JE SUIS TURC", me flamurin nigerian, rus apo kongolez, njësoj si me atë francez, e kërkon një përgjigje.

Thirrja e shumë komentuesve në rrjet se çdo jetë njerzore, kudo që të ndërpritet, vlen po njëlloj, e ka të pashmangshëm një reflektim.

Ato, të gjitha, përmblidhen tek pyetja fillestare: pse u treguam më katolikë se papa për tragjeditë e Parisit dhe jo aq për të singjashmet e tyre.

Shpjegimi i parë për këtë anomali vjen edhe ai i importuar nga jashtë. Ai na prek si një virus me prejardhje perëndimore.

Të gjithë që ndoqën tmerrin e atentateve të Parisit, janarin dhe nëntorin që shkoi, u informuan së pari nga mediat perëndimore. Shqiptarët, në masë dërmuese anglishtfolës, frankofonë dhe italofonë, kanë këtë burim primar që përcakton këndvështrimin e tyre për botën. Kështu, dashje pa dashje, ne u ndikuam nga ajo që sociologu francez Emmanuel Todd, në librin "Kush është Charlie" e konsideron si një "flesh totalitar" dhe "histeri kolektive".

Për këtë arsye nuk i shpëtuam dot flirtimit me klishtetë islamofobe që shpjegonin gjithë atë që ndodhi vetëm si produkt të një konflikti fetar dhe jo si rrjedhojë e pabarazive galopante të globit.

Ne nuk iu shmangëm dot paragjykimit të gatshëm të "përplasjes së qytetërimeve" edhe në sajë të kompleksit tonë të afishuar, për t'i përkitur me çdo çmim botës perëndimore.


Dhe këtu vijmë tek një arsye e dytë se pse treguam aq pathos për viktimat e Parisit. Sepse ajo ka të bëjë me huqin tonë të vjetër, për të qenë mbështetës të më të fortit. Për t'u rreshtuar pas tyre me çdo çmim, ashtu sikurse ai kryeministri i paradokohëve që i shpalli luftë Irakut, përpara se këtë ta bënte edhe vetë Amerika. Për t'u fotografuar përkrah tyre me zell, ashtu si kryeministri aktual, që shpiku gjetjen e tre lapsave, për t'u dalluar si një nga aleatët e zellshëm të perëndimit.

Në këtë kuptim këta liderë shqiptarë janë simbole të një mentaliteti shumë më të përhapur mes zgjedhësve të tyre, atij të të kacavjerurit pas kultit të të fuqishmit.  
Përpos këtij kompleksi të njohur ka dhe një arsye tjetër, se pse ne u treguam skajshmërisht emocionalë, në rastin e viktimave të Parisit, aq sa kjo u duk si një injorim i tragjedive të ngjashme në botë.

Shumë shqiptarë të sotëm, janë prodhime të pastra të kulturës perëndimore, në shkolla kryesisht kanë studiuar letërsinë e Homerit, Shekspirit dhe Hygoit, në radio kanë dëgjuar muzikën klasike dhe moderne të kontinentit të vjetër, në TV bëjnë tifo për skuadrat europiane të futbollit, në revista mundohen të kopjojnë modën e të veshurit, në izolim dje dhe në emigracion sot, kanë mësuar gjuhët e vendeve përreth dhe janë mbrujtur me vlerat e tyre. Në këtë kuptim, një pjesë e madhe ndihen të afërt me këtë anë të botës dhe sulmin në zemër të saj, e konsiderojnë edhe si një sulm ndaj tyre.

Ata ndihen keq, ndofta me të njëjtën ndjenjë që ndihemi keq, kur ikën nga kjo tokë një i njohur, megjithëse e dimë që çdo jetë njerëzore ka vlerë të njëjtë.
Pikërisht për këto arsye, pati një ekzagjerim në empatinë tonë për atë tragjedi të dyfishtë në Paris.

Pikërisht për këtë u krijua ajo histeri e ekzagjeruar që shpesh herë mund të interpretohet edhe si një pandjeshmëri, ndaj fatkeqësive që prekën në të njëjtën kohë pjesë të tjera të globit.

Pikërisht për këtë faqet e Facebookut u mbushën me statuse "Je suis Charlie" dhe me flamurin tringjyrësh mbi fotot e profilit. 
Ky "flash totalitar" ishte një moment emocional, që shumëkënd e pengoi të shikojë, atë që thotë Alain Badiou, se ideja që njeriu perëndimor është përfaqësues i gjithë njerëzimit, nuk është veçse një trashëgimi e keqe e imperializmit kolonial. /Lapsi.al/

Të këshilluara

Shqipëria apo Partia

Një fjali e imja, se zgjedh Shqipërinë mbi Partinë, u kthye në një mundësi të re për të më kundër...

10:06

Pse Majko sulmoi LSI-në?

Ish- kryeministri socialist Pandeli Majko ka thyer akullin dhe është treguar më i guximshmi ndër kolegët e tij duke shpallur publiki...

12:07

Kur Lali "organizon" festa!

Pesë ose gjashtë herë në vit Bashkia e Tiranës gjen pretekstin për t’ua rrëmbyer qytetin qytetarëve dhe pë...

12:03

Rreziku Erdogan mbi trojet shqiptare

Në biografinë e tij shkrimtari austriak Stefan Zweig shkruan: “Në vend se emocionalisht të dorëzohet para aspiratave vanitoze t&e...

12:16

Alibia qesharake e referendumit

Kam parë nga dje deri më sot me dhjetra socialistë besnikë dhe idhtarë të flaktë të kryetarit, të ngazëllehesh...

01:36

Derisa një ditë…

Merre një popull dhe lëre pa punë dhe pa mundësi për të fituar jetën. Me paratë që u mbledh nga taksat, mos hap pu...

16:46

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

95.24

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI