Flash

Denoncimi: U arrestova për të njëjtin krim sapo mbarova dënimin

Fiks Fare denoncoi se një qytetar, Klodjan Gjikdhima, u mbajt “peng” disa javë në burg, pas një gabimi të njerëzve të drejtësisë (prokurorit dhe OPGj-së), të cilët e arrestojë megjithëse e kishte mbaruar dënimin. Klodjani qëndroi disa ditë në dhomat e shoqërimit dhe më pas në burgun e Kosovës në Lushnjes, ku vetëm pas 1 muaji prokuroria “kujtohet” se e kishte kryer dënimin.

21:59

8 gjëra që nuk i dini mbi Angela Merkel

Lapsi.al 15 March 2016
8 gjëra që nuk i dini mbi Angela Merkel

E pamundur të mos dish në vitin 2016 kush është Angela Merkel, kancelare gjermane dhe figurë emblematike e Bashkimit Evropian, ajo u zgjodh në fund të vitit të kaluar “Personaliteti i vitit 2015” nga “TIME Magazine”.

Ndonëse shumë e prenishme në skenën politike dhe mediatike, Angela Merkel mbetet një femër me historinë, eksperiencat dhe sekretet e saj të vogla.

Nga koktejli i saj i preferuar tek fëmijëria komuniste, ja 8 gjëra që ende nuk i dini mbi kancelaren gjermane:

– Angela Merkel është vajza e një pastori, Horst Kasner. Ajo ka lindur më 17 korrik 1954 në Gjermaninë Lindore që në atë kohë dominohej nga blloku sovjetik.

– Angela Merkel kur ishte e re ishte pjesë e rinisë komuniste dhe merrej me pjesën e kulturës për gazetën “Freie Deutsche Jugend” (Gjermanët e Rinj të Lirë).

– Angela Merkel është martuar dy herë. Në fakt mbiemri që mban është ai i burrit të parë që e ka njohur në universitet. E martuar me Ulrich Merkel në vitin 1977 u divorcua në vitin 1982. Gjashtë vite më vonë ajo u martua me profesorin e fizikës, Joachim Sauer.

– Angela Merkel është një fizikante e shkëlqyer. Pasi përfundoi gjimnazin me rezultate të shkëlqyera, École Polytechnique de Templin, ajo më pas ndjek studimet për fizikë në universitetin Karl Marx ne Leipzig. Ajo diplomohet në vitin 1978 dhe merr shënimin “shumë mirë”.

– Pasi ndahet nga burri i parë, ajo futet në një apartament të braktisur. “Ndërrova bravën, askush nuk e vuri re dhe u prezantova si fqinjia e re. Më pas gjithçka u normalizua pak e nga pak”, do të tregojë ajo më vonë, raporton revista Bordo.

– Koktejli i saj i preferuar është whisky me qershi

– Është gruaja e parë në Gjermani më e pushtetshme dhe e para që kryen funksionin më të lartë në shtetin gjerman.

– Nëse nuk ka nuk ka asnjë të papritur, në më 19 qershor 2017, Angela Merkel do të bëhet femra që ka qëndruar më gjatë në krye të një shteti./tema

Të këshilluara

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

93.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI