Një britanik ndau në Facebook një thirrje për solidarizim me viktimat e aktit vdekje-prurës në kryeqytetin e Ankarasë mbrëmjen e së dielës nga i cili humbën jetën 34 persona dhe u plagosën 125 të tjerë. Ai është James Taylor, jeton në Ankara, që u kërkoi lexuesve të imagjinojnë sikur shpërthimi të kishte ndodhur në vendin ku ata jetojnë.
“Është njëlloj sikur bomba të shpërthente në rrugët e Northampton, apo në Birmingham, apo edhe në Londër” – shkroi ai.
“E imagjinoni dot? A e imagjinoni dot nëse në vendin ku kaloni çdo ditë, stacionin e autobusit ku ndaloni apo rrugën që merrni të zhduket. Ndryshe nga ajo që mendojnë shumë persona Turqia nuk është Lindje e Mesme” – shkruan Taylor.
“Ankaraja nuk është një zonë lufte. Është një qytet modern dhe i zhurmshëm,njëlloj si shumë qytete evropiane dhe Kizilay është absolutisht zemra e këtij qyteti.”
“Është shumë e thjeshtë të shohësh çfarë ndodhi në sulmet terroriste të Londërs, Nju Jorkout, Parisit dhe të ndjesh dhimbje dhe trishtim për ato viktima. Pra, pse nuk është e njëjta për Ankaranë?
“Kjo ndodh sepse ju nuk e dini se Ankaraja është njëlloj si të gjithë qytetet e tjera”
Ky është shpërthimi i tretë në kryeqytetin turk që nga tetori 2015.
Muajin e kaluar një grup militant ndërmori një sulm ndaj një konvoji ushtarak ku u vranë 28 persona.
Në tetor, 103 persona u vranë dhe 250 u plagosën në dy sulme vetëvrasëse duke shënuar një masakrat më të mëdha në historinë e fundit të Turqisë.
Britaniku Taylor e mbyll: “Nëse ju u bëtë Charlie, u bëtë Parisi, a do të bëheni edhe Ankara?”. ©lapsi.al/ marrë nga The Indipendent/