Flash

Denoncimi: U arrestova për të njëjtin krim sapo mbarova dënimin

Fiks Fare denoncoi se një qytetar, Klodjan Gjikdhima, u mbajt “peng” disa javë në burg, pas një gabimi të njerëzve të drejtësisë (prokurorit dhe OPGj-së), të cilët e arrestojë megjithëse e kishte mbaruar dënimin. Klodjani qëndroi disa ditë në dhomat e shoqërimit dhe më pas në burgun e Kosovës në Lushnjes, ku vetëm pas 1 muaji prokuroria “kujtohet” se e kishte kryer dënimin.

21:59

Humbje e rëndë e Angela Merkel në zgjedhjet lokale

Lapsi.al 13 March 2016
Humbje e rëndë e Angela Merkel në zgjedhjet lokale

Sondazhet pas mbylljes së kutive të votimit flasin për sukses të konsiderueshëm të AfD së djathtë në zgjedhjet në të tria landet. CDU-ja e kancelares Merkel pësoi humbje.

Deutschland Landtagswahl Baden-Württemberg AfD Wahlparty

Kutitë e votimit në Baden-Vyrttemberg, në Rajnland-Pfalc dhe në Saksoni-Anhalt u mbyllën në orën 18.00. Më shumë se 12 milionë gjermanë patë mundësi të votonin për të zgjedhur parlamentet në tri lande.

Saksoni- Anhalt

Në bazë të sondazheve (exit-polls) pas mbylljes së kutive të votimit, partia e djathtë Alternativa për Gjermaninë, AfD fitoi 23 përqind të votave në landin lindor të Saksoni- Anhaltit. Me këtë ajo u bë partia e dytë pas CDU-së në pushtet. CDU-ja arriti të marrë 29 përqind. Partia Socialdemokrate, SPD, mendon se rrëshkiti në rreth njëmbëdhjetë përqind, pas Partisë së Majtë, e cila mendohet se mori 17 përqind të votave.

Infografik Landtagswahl Sachsen-Anhalt Englisch

Rajnland-Pfalc

Në Landin perëndimor të Rajnland-Pfalcit, SPD duket se do të vazhdojë të qendrojë edhe më tej në pushtet. Në bazë të sondazheve pas mbylljes së kutive të votimit, SPD besohet se ka marrë 37,5 përqind. Të Gjelbrit me vështirësi kanë arritur të kalojnë pragun e pesë përqindshit për të hyrë në parlament. Ndërsa AfD arriti të fitojë rreth njëmbëdhjetë përqind të votave.

Infografik Landtagswahl Rheinland-Pfalz Englisch

Baden-Vyrttemberg

Në bazë të të dhënave të para nga Baden-Vyrtembergu, partia e Gjelbër ka arritur të fitojë rreth 32 përqind të votave, ndërsa CDU-ja, e cila e ka drejtuar landin deri në vitin 2011, pësoi një humbje të madhe votash prej 11 përqind, duke marrë 27,5 përqind. AfD arriti të marrë 12, 5 përqind në këtë land, duke arritur vendin e katërt pas SPD, e cila ra në 13 përqind, nga 23 përqind në 2011-ën.

E ashtuquajtura "Super-E Diela" u konsiderua edhe si një votim për politikën e dyerve të hapura të Merkelit ndaj refugjatëve. Vitin e kaluar në Gjermani erdhën më shumë se një milion refugjatë.

Infografik Landtagswahl Baden-Württemberg Englisch

Kjo politikë ngjalli debate në opinionin publik gjerman dhe brenda CDU-së së Merkelit. Kancelarja vazhdoi t'i kundërshtojë masat si caktimi i një numri maksimal për refugjatët e rinj dhe ka mbështetur një plan për t'i shpërndarë refugjatët në 28 shtetet anëtare të BE.

CDU në vështirësi?

Sondazhet paraelektorake i kishin parashikuar humbjet për CDU-në dhe partnerin e saj të koalicionit qeveritar, SPD dhe forcimin e partisë populiste Alternativa për Gjermaninë, AfD.

Në landin jugperëndimor të Baden-Vyrttembergut, CDU-ja e priste një humbje ndaj të Gjelbërve. Guido Wolf, kandidati kryesor i CDU-së në këtë land tha se fushata elektorale e këtij viti ishte "më e vështira" që ka pasur partia.

AfD merr mbështetje

Partia populiste e djathtë, AfD bëri fushatë mbi bazën e një platforme kundër migrantëve. Ajo u përpoq të marrë mbështetje nga votuesit e zhgënjyer nga qëndrimi i Merkelit ndaj refugjatëve.

Ministri i Brendshëm i Gjermanisë, Thomas de Maiziere u pati bërë thirrje votuesve të mos e mbështesin AfD. "AfD nuk ka koncept politik dhe as kompetencë për të gjetur zgjidhje" për problemet e Gjermanisë, i tha ai gazetës "Die Welt."

 

Të këshilluara

Kthesa e fshehtë e Angela Merkel

Kancelarja po përfiton tani nga një politikë, kundër së cilës ajo gjithnjë ka luftuar në nivel evropian. Por kjo do ta n...

07:52

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

93.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI