Flash

Njeriu që çmendi botën, fiton nga 600 euro në ditë në rrugë!

Lapsi.al 10 March 2016
Njeriu që çmendi botën, fiton nga 600 euro në ditë

Në qytetin britanik Vullverhempton, autoritetet janë duke luftuar me endacakët e rrejshëm, njëri prej të cilëve fiton rreth 640 euro në ditë.

 

Kjo shifër për një vit arrin 130.000 funta e që është për 12.000 funta më pak se paga vjetore e kryeministrit britanik Dejvid Kamerun.

 

“Qytetarët naivë dhe zemërmirë me gjithë qejf u ndihmojnë të pastrehëve, nga të cilët ka shumë mashtrues që kanë shtëpi të tyre dhe të holat e fituara në përgjithësi i harxhojnë në alkool” thotë Stiv Evens, shef i zyres për mirëmbajtjen e qytetit i cili deklaroi se në qendrën e Vullverhemptonit punojnë mashtrues profesionistë që përfitojnë shuma të mëdha parash nga njerëzit bamirës.

 

Përveç autoriteteve, të brengosur janë edhe lypsarët e vërtetë të cilëve shpresa e vetme u ka ngelur bamirësia e të tjerëve nga e cila e sigurojnë ushqimin.

 

Njëri prej lypsarëve të vërtetë shprehet i shqetësuar se njerëzit nuk do të japin më lëmoshë as njerëzve që kanë nevojë për të dhe se mashtruesit krijojnë një imazh të keq për të gjithë lypsarët që kanë nevojë për ndihmë e që nuk i harxhojnë paratë në alkool por në ushqime./femra.net

Të këshilluara

Kthesa e fshehtë e Angela Merkel

Kancelarja po përfiton tani nga një politikë, kundër së cilës ajo gjithnjë ka luftuar në nivel evropian. Por kjo do ta n...

07:52

ide

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.29

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI