Flash

Denoncimi: U arrestova për të njëjtin krim sapo mbarova dënimin

Fiks Fare denoncoi se një qytetar, Klodjan Gjikdhima, u mbajt “peng” disa javë në burg, pas një gabimi të njerëzve të drejtësisë (prokurorit dhe OPGj-së), të cilët e arrestojë megjithëse e kishte mbaruar dënimin. Klodjani qëndroi disa ditë në dhomat e shoqërimit dhe më pas në burgun e Kosovës në Lushnjes, ku vetëm pas 1 muaji prokuroria “kujtohet” se e kishte kryer dënimin.

21:59

Eurodeputeti grek në PE: Turqit janë barbarë, mashtrues dhe të pistë

Lapsi.al 10 March 2016
Eurodeputeti grek në PE: Turqit janë barbarë, mashtrues dhe

“Siç kanë shkruar shkencëtarët osmanë, turqit janë barbarë, mohues të zotit, mashtrues dhe të pistë. Turku është si një qen, që hiqet si i egër. Por ia mbath kur duhet të përballet me armikun. Rruga e vetme me efektive për t’u përballur me turqit është grushti dhe vendosmëria”

Është kjo deklarata që bëri të mërkurën gjatë një seance në Parlamentin Europian, eurodeputeti grek i partisë së ekstremit të djathtë “Agimi i Artë” Elefterios Sinadinos. Një deklaratë, që ngjalli reagime mjaft të ashpra në sallë dhe që detyroi kreun e Parlamentit Europian, Martin Shulc të marrë masa ndaj tij.

Shulc vendosi t’a përjashtojë Sinadinosin nga punimet e seancës, ku diskutohej për krizën siriane dhe bashkëpunimin mes Bashkimit Europian dhe Turqisë për këtë çështje. Madje urdhëroi truprojat e Parlamentit Europian të shoqëronin jashtë salle, pasi eurodeputeti ekstremist grek nuk iu bind menjëherë urdhërit për të dalë.

Martin Shulc tha se vendimi për të dëbuar nga salla një eurodeputet, ishte i pashmangshëm dhe u bë për të ruajtur dinjitetin e institucionit. Deklarata e tij me tone raciste, sipas Shulc është kundër parimeve europiane të bashkëjetesës.  Megjithatë, rrallë herë në parlamentin europian janë marrë masa të tilla ekstreme. Një rast i ngjashëm ishte në vitin 1988 kur një eurodeputet protestant nga Irlanda e Veriut u nxor nga salla pasi kritikoi ashpër Papa Gjon Palin e Dytë. Ndërsa në vitin 2010, deputeti britanik Godfrej Blum u dëbua pasi etiketoi kreun e parlamentit Martin Shulc, si nazist.

Të këshilluara

Kthesa e fshehtë e Angela Merkel

Kancelarja po përfiton tani nga një politikë, kundër së cilës ajo gjithnjë ka luftuar në nivel evropian. Por kjo do ta n...

07:52

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

93.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI