Flash

Mogherini: Reforma në drejtësi shembull edhe për vendet e BE

Lapsi.al 3 March 2016
Mogherini: Reforma në drejtësi shembull edhe për vendet e BE

Reforma në drejtësi ishte fjala “kyç” e kryediplomates së Bashkimit Europian Federica Mogherini gjatë fjalës së saj në Kuvend. Ajo tha se kjo reformë është e rëndësishme jo vetëm për integrimin e vendit në BE, por edhe për zhvillimin e demokracisë në vend. Gjatw njw konference tw pwrbashkwt me Kryeministrin Rama ajo deklaroi: “Ju po kaloni një proçes të qenësishëm të reformës në drejtësi. Transformimi po ndodh jo vetëm për të kënaqur komisionin Europian, por për pritshmëritë që kanë qytetarët e këtij vendi. Ajo që është arritur këtu, në reformën në drejtësi, mbetet e pa preçedent jo vetëm për rajonin, por do ishte shembull edhe për disa nga vendet e BE-së.

Ndwrsa duke folur nw kuvend pwrfaqwsuaesja e lartw deklaroi: “Ky parlament ka një detyrë para vetes, është përgjegjësia juaj, e di që është edhe përgjegjësia ime, vendi juaj po ju shikon juve. Ftesa ime, sugjerimi im është ky: Çlirohuni nga ajo pjesë e së shkuarës që bllokon të ardhmen. Këtë detyrë ia keni Shqipërisë dhe më lejoni të them se kështu i detyroheni të gjithë Evropës”, - u shpreh përfaqësuesja e Lartë e BE-së.

Ajo tha se reforma në drejtësi mund të çelë një kapitull të ri për të ardhmen e Shqipërisë duke shtuar se, “qytetarët e Shqipërisë presin që ju të bëni këtë gjë”. Më tej ajo foli për procesin e integrimit të Shqipërisë në BE duke thënë se, ky proces është në interes të përbashkët, por theksoi se “rrugëtimi në BE nuk ka të bëjë me formula të gatshme”. Ajo i kujtoi pushtetarëve shqiptarë që të mos harrojnë se çfarë ndodhi me vendin e tyre 25 vjet më parë, duke u kërkuar kështu një trajtim të mirë për refugjatët.

Të këshilluara

"Feja meriton të mos respeketohet"

“Feja meriton të mos respeketohet pa frikë nga ana jonë. Vrasja e 12 vetëve nga ana e militantëve të Al-Kaedas është një shenjë e ndryshimit vdekjeprurës në zem...

17:29

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI