Flash

E rrallë/ Shteti amerikan që përdori himin shqiptar për 15 vjet (video)

Lapsi.al 1 March 2016
E rrallë/ Shteti amerikan që përdori himin shqiptar për 15

Në tradita, në zakone dhe apo në gjerësi gjeografike, nuk ka asgjë të përbashkët dhe lidhje me Shqipërinë, por për një dekadë e gjysmë Republika e Molossia-s afër Nevadës, ka përdorur himnin e kombit shqiptar.

Por himni i njëjtë me kërkesë të shqiptarëve është ndryshuar një vit më parë. Himni i ri, tani zyrtarisht është “Fair Molossia – shtëpia jonë”. Këtë e thotë presidenti i Republikës Molossia, Kevin Baugh, në një bisedë ekskluzive për agjencinë e lajmeve “INA” nga korrespodenti i saj në Nju Jork, Beqir Sina.

Ai thekson se për 15 vite me radhë ka pasur ankesa të mëdha nga shqiptarët e Amerikës, mbi atë që ne do ta quanim “huamarrje” ose kopjim  të himnit të tyre. “Kështu në dhjetor 2013 Republika jonë kishte nisur një kërkim për një himn të ri, dhe përfundimisht me muzikë të zgjedhur, e cila ishte një pjesë e mrekullueshme e përbërë nga Simon-Pierre Boka Di Mpasi Londi.

Dikur himni i Zaires, i cili nuk është më në përdorim dhe i përshtatet nevojave tona më të mira. Më pas, vargjet lirike janë shkruar nga Shkëlqesia e Tij, Presidenti, Kevin Baugh – duke u motivuar dhe frymëzuar nga vendi dhe kultura e Molossias, si edhe nga vargjet e këngës “Impossible Dream (Quest)”, “Ozymandias” nga Percy Bysshe Shelley dhe “Home Mjetet Nevada “, kënga e  Shtetit të  Nevadës”, shprehet ai. Molossia, është vetë shpallur shtet qysh në vitin 1977. Dhe, ai që e krijoi këtë shtet, është Kevin Baugh.

Të këshilluara

Ja si komunikohet me të vdekurit

Përparimi i teknologjisë ka mundësuar komunikimin me personat, të cilët ndodhen mijëra kilometra larg nesh. Mirëpo, teknol...

16:09

ide

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.29

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI