Flash

Teoria e komplotit/Pse e shkatëruan Jugosllavinë?

Lapsi.al 28 February 2016
Teoria e komplotit/Pse e shkatëruan Jugosllavinë?

Butler thotë se Jugosllavia ishte e madhe dhe e fuqishme në sytë e vendeve perëndimore, për çka paraqiste kërcënim!

“Imagjinojeni Evropën sot, me Jugosllavinë si një nga lojtarët kyç!? Unë mundem. Jugosllavia ishte një nga eksperimentet më të mira kulturore dhe njerëzore në histori. E themeluar në territoret e konfliktit të Perandorisë Austro-Hungareze dhe Perandorisë Osmane, Jugosllavia ndërlidhi kulturat dhe asimiloi njerëzit në mënyra të papara që nga Aleksandri i Madh”, thotë ai, transmeton Telegrafi.

Politologu gjithashtu pohon se shteti u shemb nën presionin e NATO-s dhe fuqive perëndimore që nuk kishin asnjë interes të kenë në afërsi një vend të tillë të madh dhe të pavarur. Butler madje beson se në Jugosllavi në mes të viteve ’60 dhe ’80 të shekullit të kaluar mbretëroi prosperiteti dhe zhvillimi që rezultoi në një sistem të mirë shëndetësor, arsim falas, punë dhe standard përgjithësisht të mirë të jetesës.

Ai pretendon se ishte prosperiteti ekonomik dhe pavarësia ideologjike arsyeja kryesore pse fuqitë perëndimore kanë vendosur t’i japin fund Jugosllavisë, transmeton Telegrafi.

“Shtetit nuk i lejohej për të konkurruar me Francën, Gjermaninë dhe Britaninë e Madhe për shkak se në Londër dhe Luksemburg bankierët, nuk mund të shtrydhnin miliardat nga regjimi socialist. Jugosllavia kishte për të vdekur, ndërsa Bushi, Reagani dhe Clintoni kanë ndihmuar që të ndodhte kjo”, thotë Butler, duke shtuar se një parim i ngjashëm përdoret në Libi dhe Irak.

“A ia doli plani i NATO-s?”, pyet ai. “Sigurisht që po”, përgjigjet Butler duke krahasuar gjendjen aktuale në ekonominë botërore të vendeve që dolën pas shpërbërjes së Jugosllavisë, me atë të cilën para shkatërrimit e kishte shteti i përbashkët i Jugosllavisë.

 

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI