Flash

Gjermania tërheq nga tregu çokollatat Mars dhe Snickers

Lapsi.al 23 February 2016
Gjermania tërheq nga tregu çokollatat Mars dhe Snickers

Prodhuesi amerikan i çokollatave “Mars Inc” ka njoftuar se do të bëjë tërheqjen e çokollatave Mars dhe Snickers e edhe disa produkte tjera në Gjermani të martën pasi në një prej produkteve të saja janë gjetur copëza plastike.

 

“Dëshirojmë që konsumatorët që i kanë blerë ato produkte të afektuara të mos i konsumojnë”, ka thënë kompania “Mars” në një deklaratë të publikuar në ueb-faqen e saj në Gjermani, raporton Reuters.

 

Më tej thuhet se kompania ka tërhequr të gjitha produktet Mars dhe Snickers, Milky Way Minis dhe Miniatures e edhe disa lloje të caktuara kutive të ëmbëlsirave me datat e skadencës nga 19 qershori, 2016 deri më 8 janar, 2017.

 

Megjithatë, nuk ka përmendur sasinë totale të produkteve të prekura e as ndikimin financiar që do të ketë tërheqja e tyre nga tregu. 

Të këshilluara

Vdes Umberto Eko

Shkrimtari dhe eruditi italian Umberto Eko u nda nga jeta në moshën 84 vjeçare në mbrëmjen mes të premtes dhe të shtunës njoftuan dje mediat italiane. Autori i ...

05:05

ide

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

91.29

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI