Flash

Vdes Umberto Eko

Lapsi.al 20 February 2016
Vdes Umberto Eko

Shkrimtari dhe eruditi italian Umberto Eko u nda nga jeta në moshën 84 vjeçare në mbrëmjen mes të premtes dhe të shtunës njoftuan dje mediat italiane. Autori i romanit të famshëm "Emri i trëndafilit" vuante prej kohësh nga kanceri dhe të shtunën në mbrëmje e humbi betejën me të i bënë të ditur të perditshmes "La republica" të afërmit e tij.

I lindur në 5 janar 1932 Eko u bë i famshëm botërisht pas publikimit t ë romanit policoro medieval "Emri i trëndafilit" i cili më pas u bë dhe film nga Zhan Zhak Anno. Kjo veper u botua edhe ne Shqipëri që gjatë perudhës së komunizmit në fund të viteve '80. Që prej asaj kohe Eko është prezent në shtypin shqiptar po ashtu dhe me letërsinë e tij. Romani i tij i fundit i përkthyer në shqip është "Numri zero" që përshkruan kulisat e botës së gazetarisë. Eko, si një intelektual ekselen i së majtës italiane ishte i njohur botërisht edhe si studiues i mesjetës dhe semiolog. (Lapsi.al)

Të këshilluara

A ekzistojnë shpirtrat?

Gjatë gushtit të vitit 1981, një burrë, me gruan e tij ishin duke u kthyer në Britani nëpërmes Francës. Në k&eum...

17:27

ide

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

91.29

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI