Flash

Kush ishte në dollapin e Xhesikës

Lapsi.al 19 February 2016
Kush ishte në dollapin e Xhesikës
 

Vajza nga Puka ma merr mendja se është një nga emrat më të kërkuar në google nga lundërtarët virtualë shqiptarë. Ajo ka foto ndjellëse, ku nuk i fsheh hiret, jep intervista ku pranon se vithet i ka origjinale, ndërsa pjesën ballore të ndihmuar nga kirurgu plastik.

Më tej rrëfimet e saj për deputetë, kundërthëniet e personazheve të tjerë të kronikës rozë, sulmet e një tjetër vajze me një emër të çuditshëm, e cila duket se është ndjerë ligsht që dikush tjetër i ka marrë reflektorët, shkrimi i Lorenc Vangjelit me emrin e saj të plotë, të gjitha këto kanë bërë që personazhi të shitet, nëse përdor gjuhën e medias.

Një emision i Klan Kosovës u përthith edhe në Shqipëri dhe tash asaj i kërkojnë lajm, madje përditë. Fotot ia kanë gati, veçanërisht atë ku është e ulur galiç. Këtu besoj se nis drama e saj dhe halli i medias. Kjo vajzë, pa dyshim e bukur ndoshta nuk ka shumë për të shitur, ndoshta i ka mbaruar inventari dhe padyshim fantazia.

Ka gjasa mos të jetë aq burimore sa Bleona, por për çastin është më e kërkuara nga lundërtarët. Ajo ndoshta nuk e di, por nuk e ka më luksin që për ca kohë të jetojë në qejf të vet me vajzën dhe të motrën. Tani është njeriu i vitrinës dhe do e kërkojnë, edhe nëse ajo nuk dëshiron, si donte në krye të herës.

Fjala vjen gazetari, i cili nuk blen vetëm brekët dhe çorapet në tregun çam, por dhe lajmet, do i gjej një burrë në dollap, sepse media në Shqipëri ka vite që e bën dollapin e tjetrit telef.

Vajza nga Puka, e cila tek e fundit është një prodhim i kohës sonë reagon me ato mundësi që kanë të gjithë nga i pari i vendit tek i fundit, pra me rrjetet sociale dhe thotë frazën më edukative që mund të zotërojë: “Bosat po të dua i çoj në vende të tjera, jo në shtëpi”.

Këtu nis dhe fantazia e shfrenuar e atij tipit të tregut çam: “Ku i çon?”, “Si i çon?”, “Me kë i çon?”, pasi veç epshit të vetëshërbimit para lap top-it gazetari e ka parasysh edhe piramidën e lajmeve që aq mirë ia kanë mësuar në redaksi, por kryesorja është se Xhesika shet, thith klikime, hapen faqe, shihen renditje kush u pa dhe si u pa më shumë.

Kjo histori e shumë të tjera si kjo ngjan pak a shumë me atë garën e çunave të Tiranës gati 30 vjet më parë për të rregulluar antenat ditë premte, sepse në orët e vona jepej “Electric blue” apo “Tango e fundit në Paris” dhe si sllogani i dikurshëm i “Mjaft”-it grupe grupe e shkundnin votën./ 27.al

 

Të këshilluara

Kë po tradhëton Ben Blushi?

Historia e Ben Blushit me Edi Ramën është në rradhë të parë historia e një miqësie të prishur. Në fakt, a nuk janë të tilla shumë histori personale në politikën...

18:24

Pse duhet gara në PS?

Një nga ikonat e së majtës moderne botërore, autori i best sellerit “Kapitali në shekullin e XXI” (1.5 milionë kopje t...

08:43

ide

Ortaku besprerë i Ron Yeffetit

Fabula e përdorimit të sipërmarrëses Arieta Puca, që u promovua nga Rama, për ti hapur rrugën hyrjes në skenë të mikut të tij hebre, përbën realizimin më gjenial të të njëjtit skenar të rilindjes: “Sa më e madhe ëndrra që hidhet në treg, aq më e rëndë është goditja financiare që po përgatitet”

13:41 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI