Flash

Denoncimi: U arrestova për të njëjtin krim sapo mbarova dënimin

Fiks Fare denoncoi se një qytetar, Klodjan Gjikdhima, u mbajt “peng” disa javë në burg, pas një gabimi të njerëzve të drejtësisë (prokurorit dhe OPGj-së), të cilët e arrestojë megjithëse e kishte mbaruar dënimin. Klodjani qëndroi disa ditë në dhomat e shoqërimit dhe më pas në burgun e Kosovës në Lushnjes, ku vetëm pas 1 muaji prokuroria “kujtohet” se e kishte kryer dënimin.

21:59

Lumi i çuditshëm, djeg gjithçka që prek (FOTO)

Lapsi.al 18 February 2016
Lumi i çuditshëm, djeg gjithçka që prek (FOTO)
Një lum misterioz i gjatë mbi 6 kilometra është zbuluar në thellësi të Amazonit dhe ai është aq i nxehtë saqë të vlon. Lumi për një kohë të gjatë ka qenë vetëm një legjendë në Peru mirëpo kur shkencëtari Andrés Ruzo dëgjoi për këtë mendoi se ky fenomen mund të ishte diçka e vërtetë.
 
Ai shkoi në vendin e ngjarjes dhe e pa lumin përvëlues me sytë e tij, transmeton arbresh.info.
 
Ruzo ka treguar se kishte dëgjuar për lumin Mayantuyacu që kur ishte fëmijë ndërkohë që sa ishte në studime i kishte pyetur kolegët e tij, Qeverinë si dhe kompanitë e naftës e gazit nëse ekzistonte vërtetë ky lum mirëpo përgjigja kishte qenë unanime “Jo”.
 
Shkëncëtari ka shpjeguar se është mahnitur nga ajo që ka parë duke deklaruar se me ujin që rrjedh në këtë lum mund të përgatitet një çaj.
 
“Po të fusja dorën në ujin e lumit, do të merrja djegje deri në shkallën e tretë për më pak se gjysmë sekondi”, ka deklaruar Ruzo për Ted.com.
 
Ai ka shpjeguar se disa pjesë të lumit janë aq të nxehta saqë po të bie ndonjë kafshë aty vdes menjëherë.
 
Ruzo ka publikuar edhe një libër me titull “Lumi përvëlues: Avanturë dhe Zbulim në Amazonë” ku shpjegon gjithçka që ka parë nga vizita dhe studimet që ka bërë për këtë lum.
 

Të këshilluara

A ekzistojnë shpirtrat?

Gjatë gushtit të vitit 1981, një burrë, me gruan e tij ishin duke u kthyer në Britani nëpërmes Francës. Në k&eum...

17:27

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

93.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI