Flash

FOTO/ Pamjet e rralla të Shqipërisë në vitin 1939

Lapsi.al 15 February 2016
FOTO/ Pamjet e rralla të Shqipërisë në vitin 1939

Shkencëtari dhe gjeografi gjerman, Rihart Bush-Cantneri (1911-1942) ishte përkrahës i gjeografisë sociale. Ai studioi strukturat sociale në Shqipërinë jugperëndimore në kohën osmane dhe lidhjet e tyre me zhvillimin e ekonomisë dhe të ngulimeve. Në vitin 1938 mbaroi doktoraturën në Universitetin e Erlangenit me një disertacion të titulluar Agrarfassung, Gesellschaft und Siedlung in Südosteuropa unter besonderer Berücksichtigung der Türkenzeit (Strukturat agrare, shoqëria dhe ngulimet në Evropën juglindore me theks të veçantë mbi kohën osmane), i cili bazohej kryesisht mbi materialin shqiptar. Pak kohë më vonë doli me librin më të përgjithshëm Albanien: Neues Land im Imperium (Shqipëria: shtet i ri në perandori), Lajpcig 1939. Fotografitë e këtij koleksioni janë marrë nga libri i vitit 1939, të bëra gjatë një udhëtimi nëpër Shqipëri disa muaj pas pushtimit italian. Gjatë Luftës së Dytë Botërore Rihart Bush-Cantneri botoi edhe një libër për Bullgarinë, dhe vdiq ushtar në frontin rus në gusht të vitit 1942./R.Elsie/

 

 

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI