Flash

Denoncimi: U arrestova për të njëjtin krim sapo mbarova dënimin

Fiks Fare denoncoi se një qytetar, Klodjan Gjikdhima, u mbajt “peng” disa javë në burg, pas një gabimi të njerëzve të drejtësisë (prokurorit dhe OPGj-së), të cilët e arrestojë megjithëse e kishte mbaruar dënimin. Klodjani qëndroi disa ditë në dhomat e shoqërimit dhe më pas në burgun e Kosovës në Lushnjes, ku vetëm pas 1 muaji prokuroria “kujtohet” se e kishte kryer dënimin.

21:59

Kush është më i dhunshëm bibla apo kurani?

Lapsi.al 11 February 2016
Kush është më i dhunshëm bibla apo kurani?

Pas një analizimi të dy librave ka rezultuar që ‘Testamenti i Vjetër’, apo Bibla, është dyfish më i dhunshëm sesa Kurani.

Gjatë analizimit të këtyre librave është vërejtur që vrasjet dhe shkatërrimet janë përmendur dhe kanë ndodhur më shpesh në Bibël sesa Kuran.

 

Kjo analizë apo studim është bërë nga inxhinieri softuerik Tom Anderson.

 

“Ideja për këtë projekt ka lindur duke i marrë parasysh debatet publike që bëhen vazhdimisht për terrorizmin dhe Islamin, e që shpeshherë Islami akuzohet si një fe shumë e dhunshme krahas religjioneve tjera”, thotë ai, transmeton lajmi.net.

 

Për kryerjen e kësaj analize ai e kishte programuar një softuer të quajtur ‘Odin Text’, dhe i kishte analizuar dy Biblat që gjenden, Testamentin e Ri dhe atë të Vjetrin, e gjithashtu edhe një version anglisht të Kuranit nga viti 1957.

 

 

Softuerit i kishte marrë kohë vetëm 2 minuta që t’i lexoj këta libra dhe t’i analizoj që të tre. Ai i kishte karakterizuar fjalët në 8 emocione – Gëzim, Parashikim, Zemërim, Neveri, Pikëllim, Befasi, Frikë/Shqetësim dhe Besim.

 

Softueri i tij kishte treguar që Bibla kishte pasur përqindje më të lartë të fjalëve që kanë të bënë me Zemërim, dhe kishte shumë më pak Besim sesa Kurani, raporton lajmi.net.

 

Analizat e mëtutjeshme kishin zbuluar që Testamenti i Vjetër është shumë më i dhunshëm sesa Testamenti i Ri, dhe më shumë se dyfish i dhunshëm sesa Kurani.

 

“Nga 3 tekstet, përmbajtja e Testamentit të Vjetër del që është më e dhunshmja. Vrasjet e shkatërrimet e ndryshme ishin përmendur shumë më shpesh në Testamentin e Ri (2.8%) sesa në Kuran (2.1%), por qartësisht që Testamenti i Vjetër prin i parë me një përqindje prej 5.3%, përqindje e cila është më shumë se dyfishi i Kuranit.

 

Gjithashtu dua të cek se Testamenti i Ri dhe i Vjetër, si dhe Kurani, nuk janë të vetmet literatura në Islam, Krishterim dhe Judaizëm, prandaj nuk duhet të keqkuptohemi”, ka rrëfyer Anderson./lajmi.net

Të këshilluara

Orhan Pamuk rrëfen romanin e tij të fundit

“Ja këtu rri unë”, thotë ai duke i vendosur duart mbi një tavolinë të vogël të rrumbullakët druri përpara dritares. Më pas, mendja e tij kthehet më 12 janar. ...

12:16

Ja si do të jetë iPhone 7

Gjiganti kalifornian i teknologjisë ka aplikuar për një patentë e cila quhet “sensorët” e prekjeve të shumta”...

09:24

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

93.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI